Kupa e Gjermanisë, Bajerni shkon në finale

 

Bajerni i Mynihut është finalisti i parë i Kupës së Gjermanisë. Skuadra bavareze fitoi 6-1 në fushën e vet ndaj Volfsburgut duke e pasur shumë të lehtë kualifikimin. Një gol u shënua nga futbollisti zviceran me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri, ndërsa sulmuesi Mario Gomez realizoi 3 herë. Bajerni është shpallur tashmë kampion i Gjermanisë dhe do të luajë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.