Kupa e Shqipërisë, Bylis e Laçi dalin në finale

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

 

Janë Bylis dhe Laçi finalistë të Kupës së Shqipërisë. Ata që u eliminuan quhen Skënderbeu dhe Kukësi, pra vendi i parë dhe vendi i dytë në Superligë. Mallakastriotët mundën kampionët 1-0 në Ballsh në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pas barazimit 1-1 në Korçë, ndërsa kurbinasit fituan 2-1 ndaj kuksianeve, me duelin e parë që kishte përfunduar 0-0. Në stadiumin “Adush Muça” mjaftoi një gol i shënuar nga Gërxho në nisje të pjesës së dytë për të kualifikuar Bylisin. Gjithçka që ndodhi para dhe pas golit nuk solli tundje tjetër rrjete. Në Laç, vendasit shënuan të parë, me autor goli shkodranin Nimani në pjesën e parë. Në të dytën, skuadra mike barazoi me golin e Peqinit dhe ishte virtualisht e kualifikuar, por nuk u mbajt dot deri në fund.  Çela i dha kualifikimin kurbinasve në minutën e 79-të. Të katër gjysmëfinalistët nuk e kishin fituar asnjëherë kupën, ndaj suksesi qoftë i ballshiotëve apo i laçianëve do të jetë historik.

Finalja e Kupës së Shqipërisë do të luhet më 15 maj.

 

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here