Kur Berlusconi-t “i bie dielli në kokë”

Në Dallas të Shteteve të Bashkuara u përurua muzeu “George W Bush” dhe në ceremoni, vec pesë presidentëve të fundit të Shteteve të Bashkuara, merrnin pjesë edhe udhëheqës e liderë nga vendet e tjera të botës. Mes tyre s’mund të mungonte Silvio Berlusconi, ish-kryeministri italian dhe kryetar i PDL-së që së fundmi mund të përfshihet sërish në kabinetin qeveritar pas bisedimeve të ethshme që po zhvillohen në Romë për formimin e qeverisë së re. E në të tilla raste, “gafa” e “Kavaljerit” nuk mund të mungonin. I vendosur përballë diellit, Berlusconi për minuta me radhë mbylli sytë, aq sa krijohej përshtypja se ishte në gjumë, por jo. Ish-kryeministri italian vetëm sa po shijonte rrezet e tij.