Kurbin, krim brenda familjes, plagoset vëllai, vdes vajza e tij

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur rëndë si pasojë e një shkëmbimi zjarri mes dy vëllezërve. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në fshatin Zhejë të Kurbinit, ku dy vëllezër janë grindur me njëri-tjetrin dhe si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit mes tyre, ka mbetur i plagosur njëri nga vëllezërit dhe e vdekur vajza e vogël e tij. I plagosur është shtetasi Mark Cara, i cili është dërguar drejt Spitalit Ushtarak për një ndihmë më të specializuar mjekësore. Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin