Aktualitet

Kush e nxori sekretin? SHKB nis hetimin pse dështoi arrestimi i 3 zyrtarëve të lartë të Policisë

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka nisur hetimin pse dështoi arrestimi i tre ish-zyrtarëve të lartë të Policisë, duke verifikuar oficerët që ishin në dijeni për urdhrin.

Operacioni i Policisë nuk pati rezultat mbrëmjen e së mërkurës, pasi ish-zyrtarët nuk u gjetën në banesat e tyre.

Një nga 3 ish-drejtorët e Policisë që pritet të arrestohen pas urdhër-arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda është Sokol Bode, ish-drejtori i Postës në Dhërmi; i dyti, ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela dhe i treti, Gjergj Kohila, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar.

Të tre ish-drejtuesit e Policisë së Vlorës gjatë viteve 2015-2016 dyshohen si të përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e kanabisit.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here