Kushtet e AK për koalicion

Aleanca Kuq e Zi duket se do të shkojë e vetme në zgjedhjet e 23 qershorit, për shkak të 6 kushteve drejtuar për gjithë ato forca politike opozitare që duan të nënshkruajnë koalicion me të.
Kryetari i AK, Kreshnik Spahiu, deklaroi se nëse arrihet bashkëpunimi ai do të jetë i kushtëzuar në disa standarde, moralo-etike, ligjore, kombëtare ku :
1. Konfigurim i gjithë sistemit zgjedhor
2. Ndryshimin elektoral, duke e kthyer në sistem kombëtar ose të korrektuar.
3. Marrëveshje për miratimin e një strategjie për heqjen e kufirit dhe doganave Shqipëri-Kosovë.
Ndërsa për të tjerat tha se, “Duhet marrëveshje për të standardizuar demokracinë parlamentare nëpërmjet kufizimit të mandateve politike, jo më shumë se 2 mandate Kryeministër, kryetar partie, kryetar bashkie, ministër apo deputet. Reformë kushtetuese në sistemin e drejtësisë, për ndëshkimin e çdo zyrtari të lartë, duke i dorëzuar të parin drejtësisë shtetasin Berisha. Pika e gjashtë e marrëveshjes, është ndarja e 3 pushteteve dhe pavarësia e
tyre, duke nisur nga ndarja e parlamentit me qeverinë, ku asnjë ministër të mos jetë deputet”.