Kuvend, debate për privatizimin e Albpetrol

Në senacën parlamentare, ku po diskutohet për privatizimin e Albpetrolit, deputeti socialist Erion Braçe shtroi një sërë pyetjesh, ku kërkoi shpjegime për listën C, që sipas tij përmendet për herë të parë në Parlament. “Dhe nëse ekziston një listë C ku është vendosur kjo listë, dhe në vijim pse i është fsheshur kuvendit të Shqipërisë kjo listë? Lidhur me projektlijgin: Në bazë të marrëveshjeve të hidrokarbureve, sa është sasia e naftës që i përket detyrimit të prodhimit paraekzistues që përfiton Albpetrol në vit, sa është vlera monetare? Në marrëveshje mes ministrisë dhe Albpetrol, kjo shoqëri vetëm autorizohet dhe është e qartë të drejtat që ka ministria, cila është arsyeja që këto të drejta që deri më tani kanë qenë në emër të ministrisë do i kalojnë kompanisë Albpetrol? Pyetja e tretë, sa janë respektuar deri më tani marrëveshjet, në terma konkret të investimeve? Nëse këto marrëveshje nuk janë zbatuar çfarë qëndrimi ka mbajtur ministria përkundrejt palëve kontraktuese në këto marrëveshje? Pyetja e fundit, si i kontrolloni ju si ministri vlerën e investimeve dhe shpenzimeve të tjera të kompanive që kanë përfituar marrëveshjen e hidrokarbureve”, u shpreh Braçe. Ndërsa në fjalën e tij, deputeti Eduart Shalsi ngriti një tjetër pyetje në lidhje me mospublikimin e të ardhurave nga kompania Albpetrol. Deputetët socialistë kundështojnë fort privatizimin e kompanisë së vetme të nxjerrjes së naftës në vend, pasi sipas tyre po bëhet në mungesë të plotë të transparencës.

Comments are closed.