Kuvend, miratohet pr/ligji për Shërbimin Përmbarimor Privat

Në seancën e sotme parlamentare, deputetët kanë miratuar me 105 vota pro dhe asnjë kundër projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 10031, datë 11.12.2008, “Për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat”, të ndryshuar”. Projektrezoluta “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për vitin 2011” u miratua me 106 vota pro, 1 kundër një abstenim. Në fjalën e tij, deputeti socialist, Saimir Tahiri akuzoi qeverinë për mos mbajtjen e premtimeve të programit të saj, për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore të mbetura pezull prej vitesh. Sipas Tahirit, zbatimi i vendimeve të gjykatave është shumë i ngadaltë dhe mbetet një problem madhor në Shqipëri. “Në programin e qeverisë premtohet se do të ekzekutonte brenda vitit të gjitha vendimet gjyqësore të formës së prerë, ndërsa sot janë mijëra vendime që as nuk e njohin mundësinë për t’u ekzekutuar. Pushtetarët e qeverisë i mbarojnë punët e tyre dhe kur vjen puna qytetarët të cilët arrijnë të fitojnë të drejtën në gjykatë, e kanë të pamundur zbatimin”, u shpreh Tahiri.

Comments are closed.