Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për marrëveshjen me Serbinë

Me 89 vota për, 5 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën me të cilën mbështet marrëveshjen e arritur në dialogun me Serbinë. Vendimi është marrë gjatë një seance të jashtëzakonshme dhe nën tensione, pasi që deputetët e Vetëvendosjes janë munduar të pengojnë votimin, duke e cilësuar këtë rezolutë si shumë të dëmshme për të ardhmen e Kosovës. Seanca i ka filluar punimet të dielën mbrëma pas orës 20:00, kurse ka përfunduar pas orës 01:00 të mëngjesit të hënës.