Kuvendi miratoi me konsensus ndryshimet në Kodin Penal

Deputetët e mazhorancës dhe ata të opozitës, kanë votuar me konsensus ndryshimet në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë. 126 deputetë kanë votuar pro ndryshmive të paraqitura, ndërkohë që nuk ka votuar asnjë deputet kundra. Opozita kërkoi cilësimin si vepër penale të falsifikimit të dokumenteve të statistikave, por kërkesa e PS u kundërshtua nga mazhoranca, megjithatë Kodi në tërësi mori votat e të dyja palëve. Kryeparlamentarja Topalli ka vlerësuar nismën e opozitës për votimin e Kodit Penal. “Vlerësoj faktin që opozita pas kaq ditësh që kishte vendosur të mos votonte e ndryshoi mendjen, vlerësoi faktin që edhe sot pas 10 orësh që thoshin jo, opozita thotë po. Kjo më gëzon, i bën mirë vendit”, u shpreh ajo. Kuvendi, në seancën plenare, diskutoi sot  lidhur me disa ndryshime në Kodin Penal, miratimi i të cilave kërkon shumicë të cilësuar. Deputetët e të dy palëve shkëmbyen akuza, ku opozita këmbëngul për hartimin e një projektligji të cilësishëm, ndërsa mazhoranca akuzon se gjithçka bëhet me qëllim të qartë bllokimin e reformave nga kryetari i PS-së, Edi Rama.

Comments are closed.