Arkiva

Kuvendi miraton pronat me 73 vota, “OK”, hetimit të EULEX

Me 127 vota pro, Kuvendi ka miratuar projektligjin e përgatitur nga qeveria për të lejuar prokurorët e EULEX-it të hetojnë edhe në territorin shqiptar mbi akuzat për trafik organesh të serbëve të bëra në raportin e ish-senatorit zviceran Dick Marty. Kuvendi votoi me 127 vota pro ligjit “Për marrëdhëniet juridiksionale në çështjet penale me task forcën hetimore speciale të EULEX-it.  Ndërsa i cilësoi akuzat e Dick Martyt si të pavërteta, kryeministri ka theksuar se prokurorët do të hetojnë edhe për varrezën e përbashkët dhe vendin e transplantimit të organeve, për të cilën Marty raporton se ndodhet në veri të Shqipërisë. Ndërkohë që Bashkimi Europian ka mirëpritur vendimin, nga Këshilli i Ministrave i Shqipërisë, për të miratuar një ligj që i hap rrugën hetimit të EULEX-it në Shqipëri për akuzat e Dick Marty-të Juri Laas, zëdhënës i Task Forcës Speciale Investigative, shpjegoi se ky ligj, i cili frymëzohet nga ligje të mëparshme rajonale në bashkëpunim me Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve në ish-Jugosllavi, dëshmon se EULEX-it i çelet rruga të bashkëpunojë me shtetet ku shtrihet fusha e hetimit. Shqipëria është një prej shteteve të përfshira në akuzat e Dick Marty-t mbi UÇK-në dhe udhëheqësit e saj për trafik organesh gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Miratohet ligji për Kthimin e Pronave

Me 73 vota pro dhe 55 abstenim Kuvendi miratoi në senacën e sotme ligjin aq shumë të debatuar për kthimin dhe kompensimin e pronave. Ndërkohë drafti ka shkaktuar debate në seancën parlamentare të së enjtes. Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, njëkohësisht edhe kryetar i PR-së, forcë politike që mbështet kthimin dhe kompensimin e plotë të pronave ish-pronarëve, theksoi e drejta e pronës për vite me radhë është trajtuar ndesh me interesin e pronarëve të ligjshëm. Ai ka shtuar se ka nevojë për një debat të gjerë të Agjencisë së Kthimit e Kompensimit për të parë a është e mjaftueshme infrastruktura, personeli e kualifikimi i atyre që do të merren me këtë çështje. Ministri i Drejtesise Halimi hartues i draftit, tha se janë vënë në dispozicion të pronarëve 37 milionë dollarë, dhe 19 mijë hektarë tokë për kompensim. Ndërsa deputeti i PS-së Erjon Braçe ka theksuar se ligji për kthimin dhe kompensimin e pronës është ligji që ka ndryshuar më shumë brenda një mandati qeverisës. “Është e pamundur për të gjetur një ligj tjetër që të ketë ndryshuar më shumë brenda një mandati qeverisës dhe sa paradoksi është i jashtëzakonshëm. Afati i ri që vendoset për një dosje shkon deri në vitin 2014 dhe që nga viti 1990 deri më 2014 unë numëroj 24 vjet për të shqyrtuar një çështje pronësie dhe për të shqyrtuar një dosje”, theksoi Braçe.

Lexoni edhe: