Categories
Të ndryshme

Ky është shqiptari fatlum në SHBA fitoi 1 milion dollarë në lotari

Shprehja “ Një në një million” ka kuptim për shqiptarin Edmond Niçaj, i cili fitoi lotarinë “Powerball” në Michigan, jo pak por një million dollarë arriti të fitojë Niçaj në një biletë 1 dollarëshe.

41-vjeçari gjeti të pesë numrat në biletë, përkatësisht – 24-26-28-59-63 – me të cilët u shpall fitues. Babai i gjashtë fëmijëve e kishte zakon që çdo të premte të blinte një biletë për lotarinë dhe këtë herë bileta që bleu në një restorant qëlloi me fat për të dhe familjen e tij.
edmond necaj

“Bleva një biletë Powerball si çdo javë dhe këtë herë u shpërbleva me të vërtetë”, tha Niçaj. “Kontrollova biletën time në mëngjes pas shorteut dhe kur pashë rezultatin fillova të kërceja pa pushim”.

“Fëmijët e mi më dëgjuan dhe vrapuan për tek unë për të më parë dhe pastaj filluan të kërcejnë bashkë me mua. Djali im 6-vjeçar më pyeti se sa zero kishte mbrapa shifra në biletë”.

Me fitimet, Niçaj tha se ka në plan të paguajë disa fatura të prapambetura, po ashtu do të ndajë një pjesë të madhe të parave për secilin prej fëmijëve të tij.

“Të fitosh aq shumë para të bën të ndihesh mirë, sepse të ndihmon, të heq aq shumë stres dhe presion”, tha Niçaj. /shqiptarja.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *