Laç, pengëmarrësi ka liruar anëtarët e familjes

I sëmuri mendor, i cili kishte marrë peng familjarët e tij, i ka lënë të lirë ata pas negociatave me banorët. Policia ka informuar lirimin e 4 pengjeve, që mbaheshin peng nga familjari i tyre nën kërcënimin e armës së zjarrit. 24-vjeçari, Klevis Balloku, pasi ka lënë të lirë familjarët e tij, është larguar në drejtim të paditur, duke përfituar edhe nga terreni e vështirë të fshatit Vinjoll. Forcat e RENEA, janë vënë në kërkim të 24-vjeçarit, i cili nën kërcënimin e armës së zjarrit, mbajti peng për disa orë familjen e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vinjollë të rrethit të Kurbinit. Ende nuk bëhet e ditur arsyeja pse 24-vjeçari ka marrë peng familjen e tij, ndërkohë që familjarët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Comments are closed.