Lady Gaga e vërtetë

Jemi mësuar ta shohim ekstravagante në interpretime të ndryshme, por edhe në jetën e saj të përditshme. Kjo panoramë na jepet në momente të ndryshme të jetës së Lady Gaga nëpërmjet fotografive të realizuara nga paparacët. Por pas kësaj panorame, qëndron një vajzë tepër e thjeshtë, e cila pa tualet duket kështu, siç paraqitet në këtë foto. Lady Gaga ka vendosur të tregojë imazhin e saj të vërtetë për fansat e saj. Këngëtarja 25-vjeçare ka shfaqur në Tëitter fytyrën e saj pa make-up, të cilën e ka shoqëruar me komentin: Kalofshi një ditë të bukur!. Këtë foto këngëtarja e ka realizuar në tualet ku është e rrethuar nga pasqyrat dhe shfaq fytyrën e saj.

Comments are closed.