Lagerfeld një set me çanta “Chanel”, për t’u pajtuar me Adele

Stilisti Karl Lagerfeld i kërkon falje këngëtares angleze, pasi e kishte cilësuar atë tepër të shëndetshme. Në të shkuarën, diamantët ishin miqtë më të mirë për femrat. Ndërkohë që ditët e sotme gjërat kanë ndyrshuar, nisur edhe nga kriza ekonomike, femrat preferojnë çantat, që shpesh herë mund të kushtojnë po aq sa bizhutë, por dhurojnë emocione të papagueshme. Ndërkohë që një tjetër problem është edhe aksesorët e dalë nga moda, që nuk do të ketë më Adele, nisur nga fakti që këngëtarja angleze është bërë një dhuruese e lumtur e një prej koleksioneve të çantave Chanel. Këtë dhuratë fantastike dhe tepër të kushtueshme ndërkohë ia ka dhuruar vet stilisti Karl Lagerfield, i cili ka deklaruar për këngëtaren dhe fituesin e çmimeve Grammy se është tepër e shëndetshme. Në një intervistë dhënë për një revistë franceze disa muaj më parë  (që solli edhe reagimin e Madonnës, e cila e mbrojti këngëtaren dhe e cilësoi këtë deklaratë si gjënë më qesharake që kishte dëgjuar). Nisur nga reagimet e shumta, stilisti ka vendosur të falë Adele vetëm nëpërmjet një gjuhe që një femër nuk do e zemëronte kurrë, ose më saktë me çanta. Të çdo përmase dhe forme, me dopio C, të cilat ka vendosur t’ia dhurojë këngëtares, në shenjë faljeje.

Vetëm për më të mirën

Gjatë një videoje të re në kanalin Chanel, Karl ka bërë me dije se dëshiron të përmirësojë komunikimin me Adele dhe në këtë mënyrë pasi është informuar se këngëtarja është koleksioniste e çantave, ka urdhëruar stafin e tij të shtëpisë së modës për t’i dërguar çantat më të mira që mund të ofrojë. Ai ka thënë se realisht dëshiron të bëjë paqe me Adele për të pasur rastin për të punuar me të në të ardhmen, ndoshta mund të bëhet edhe përfaqësuesja e “Mademoiselle Bag”, të Chanel kur të skadojë kontrata me Blake Lively.