Lajmi trondit futbollin anglez. Petrov, kapiteni i Aston Villas diagnostikohet me leuçemi

Një tjetër rast i rëndë sëmundjeje trondit futbollin. Pas infarktit të Muambas dhe transplantit të stomakut të Abidal, tashmë vjen një tjetër lajm shumë i rëndë ngaAnglia: kapiteni i Aston Villa, bullgari  Stiliyan Petrov, një nga lojtarët më të fortë të brezit të tij është diagnostikuar me leuçemi. Është klubi i Birminghamit që dha lajmin zyrtar duke shpjeguar se 32 vjeçari mesfushor ka nisur menjëherë terapinë. “Stiliyan ka pasur ethe dhe temperaturë pas ndeshjes së fundit në kampionat kundër Arsenalit dhe analizat të cilave iu nënshtrua kanë diagnostikuar këtë sëmundje”. Në pritje të lajmeve të tjera në lidhje me lojtarin i gjithë klubi i Aston Villas po mobilizohet për të ndihmuar atë dhe familjen e tij.