Categories
Tech

Laptopi i ri ASUS Transformer Book

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

asusLaptopi i ri, ASUS Transformer Book T100TA-C1-GR, posedon ekranin me prekje prej 10.1 inçësh dhe ka rezolucionin HD me 720p dhe kënd të gjerë të matricës SPI. Ajo çfarë mund të ju bëjë të lumtur, është procesori i ri katër bërthamash; Intel Atom “Bay Trail”.

ASUS Transformer Book T100TA-C1-GR, punon në sistemin operativ të Windows 8, e ka të integruar diskun SSD me 64GB, nga të cilat mbeten rreth 40 GB në dispozicion të përdoruesit. Shtëpiza është bërë nga plastika e shkëlqyeshme dhe peshon 545 gram ( pjesa tabletë ose ekrani ) dhe është i hollë rreth 1 centimetër ,ose me tastierën rreth 2.3 cm.

Kur, tashmë e kemi përmendur procesorin, konkretisht bëhet fjalë për procesorin me katër bërthama; Intel Atom Bay Trail T-Z3740, i cili është shumë efecient duke mundësuar punën e baterisë të zgjasë deri në 11 orë. Disi na duken pak 2GB RAM, por ky është realiteti.

Është gjë e mirë, pasi është fjala për sistemin operativ Windows 8, në vend të sistemit operativ të dobët,Windows 8 RT, për platforma të ARM-së, që përdoret në tabletët: Microsoft Surface dhe Nokia 2520. Një plus i madh është Microsoft Office Home & Student 2013, të cilin e marrin përdoruesit pa pagesë.

Disa prej karakteristikave interesante të laptopit hibrid, ASUS Transformer Book T100TA-C1-GR, përmendim kamerën me 1.2 MP, stereo speakers, microUSB, microSD dhe microHDMI. Mbështet Wi-Fi dhe Bluetooth, si dhe në pjesën e tastierës, gjendet një tjetër USB 3.0.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *