Arkiva

Legalizimet, nëse nuk paguhet fatura, shembet ndërtimi

Edhe pse kanë marrë faturën financiare për të bërë pagesën për shtesën e pallatit që kanë ndërtuar pa leje mjaft qytetarë ende nuk paguajnë. Në këtë mënyrë, ata penalizojnë të gjithë banorët e tjerë të pallatit. Këtë ngërç e pranon edhe Drejtori i ALUIZNI-t për Qarkun e Tiranës, Kreshnik Bozho, i cili thotë se fillimi i zbatimit të vendimit për pagesat me bono privatizimi do ta ulë dhe më tepër këtë faturë. Sipas ligjit, nëse fatura financiare nuk paguhet brenda tri viteve, atëherë nisin penalitetet që shkojnë deri në shembjen e ndërtimit. Megjithatë, qytetarëve do t’u lihet gjithë koha e nevojshme në dispozicion dhe më pas do të merren vendime për këto raste. Agjencia e Legalizimit për qarkun e Tiranës do të përfundojnë edhe dosjet për shtesat e pallateve të ndërtuara deri në vitin 1993, si dhe për pallatet e ndërtuar gjatë këtyre viteve, por që kanë dalë nga leja e ndërtimit. Kjo ka bërë që fluksi i punës të rritet ndjeshëm dhe numri i qytetarëve që kërkojnë sqarime është tepër i lartë. Për shkak të problemeve që kishte Drejtoria e Legalizimeve të Tiranës dhe ajo e përgjithshme, u paralizua puna për gati 9 muaj, megjithatë, gjithçka po i kthehet normalitetit.

Lexoni edhe: