“Lëkundet” dashuria Banderas-Grifft

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Kohët e fundit qarkullonin zëra se mes çiftit të famshëm të aktorëve kanë filluar mosmarrëveshjet.

Në fakt ky lajm u përhap në një moment kur Banderas, në Cancun u fotografua me një femër bionde në një klub nate. Ndërsa një tjetër video shfaqte aktorin duke kërcyer me këngëtaren Mallika Sheraëat gjatë zhvillimit të Festivalit të Kanës, këtë vit.

Por menjëherë ka ardhur përgënjeshtrimi nga një burim i afërt i çiftit, i cili pohon se të dy si Antonio Banderas dhe bashkëshortja e tij Melanie Grifft janë absolutisht shumë mirë. “Sinqerisht ata duken të lumtur përkrah njëri-tjetrit”, ka shtuar personi.

Javën e kaluar Griffith është parë duke shëtitur në rrugët e L.A. dhe mediat kanë vënë re faktin se në dorën e saj të majtë nuk ekzistonte unaza e martesës. Por në evenimentet e tjera aktorja e ka mbajtur gjithnjë unazën e martesës, përfshirë këtu edhe festivalin e filmit në Mynih

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin