Lëndët narkotike, Berati ende në hartën e kultivuesve

 

Megjithë rezultatin e mirë gjatë vitit 2012, Berati mbetet ende në hartën e kultivuesve të lëndëve narkotike. Fakti është pranuar gjatë një takimi të organizuar në Prefekturën e Beratit me drejtues të policisë dhe zyrtarë lokalë. Të pranishmit në takim vunë theksin se gjatë vitit 2011-2012 është bërë një mirë në luftën kundër bimëve narkotike, por sërish Berati mbetet në hartën e kultivuesve. Kultivimi i bimëve narkotike në qarkun e Beratit vijon në zonat e thella malore, tokat e pyllëzuara, tokat në brigje të lumenjve dhe zonat e braktisura ku ka prezencë të ujit.