Leonardo Bonuci kërkon revanshin ndaj Milanit

Leonardo Bonuci fikson objektivin e Juventusit në supërpërballjen Milanin, që vlen më shumë se sigurimi i titullit kampion. Për mbrojtësin bardhezi është momenti për t’iu kundërpërgjigjur Milanit edhe për humbjen 1-0 të fazës së parë në “San Siro”. Do të përballemi menjë kundërshtar të fortë që po kalon një formë shumë të mirë dhe këtë e tregojnë rezultatet e arritura gjatë 2013. Kjo ecuri si dhe humbja në fazën e parë na karikojnë më shumë për të hedhur një tjetër hap të sigurt drejt titullit. Për Bonucin, nuk ka ardhur ende koha për të bërë bilancet e sezonit, pasi më parë duhet siguruar matematikisht titull kampion. Preferoj ta flas për sezonin që ka zhvilluar Juventusit në fund të kampionatit, pasi ta sigurojmë matematikisht titullin kampion. Vetëm në këtë mënyrë do të jemi të sigurt që e kemi arritur objektivin. 25-vjeçari nga Viterbo foli gjithashtu edhe për eliminim e Juventusit në Kupën e Italisë dhe në Champions. Champions Liga na shërbeu më shumë për eksperiencë, ndërsa në Kupën e Italisë ishim të pafat. Gjithsesi ne jemi Juventus, që do të thotë se jemi të detyruar të fitojmë gjithmonë.”