Lewis: McLaren fantastik, Schumi i rinovuar

Hamilton ndjehet i lumtur për fitoren. “Skuadra ka bërë një punë të madhe dhe kam mundur të bëjë maksimumin. Të jesh i treti në garë, nuk do të ishte gjë e keqe”, ka pranuar ai. Fotokopje e vendit të parë, McLaren i Melbourne dhe për Lewis Hamilton është vendi i parë në Malajzi. “një fundjavë e bukur edhe nga kushtet atmosferike, rritja e temperaturave është rreziku i ndryshimeve të kohës. Por fal punës së shkëlqyer të skuadrës sime, kam qenë në gjendje të arrijë maksimumin me makinën time”, shprehet ai. Në lidhje me garën, Lewis thekson: “Çelësat do të jenë gomat. Në këto kushte nuk e di se çfarë mund të ndodhë, ndaj është mirë që të realizojmë një nisje të mirë. Në garë parashikoj një nisje të mirë, kthesa e parë do të jetë argëtuese sepse edhe Mercedes është shfaqur i rinovuar, sidomos Michael Schumacher”.

Comments are closed.