Lezha, arenë e bashkimit të “Dallëndysheve shtegtare”

Në respekt të atyre që shtegtuan pa e harruar tokën e tyre.

 Tashmë është kthyer në traditë si një festë popullore, “Dita e Shtegtarëve”, në qytetin e Lezhës, si një evokim për ata njerëz që sakrifikuan për një jetë më të mirë larg familjarëve e Atdheut. Porse qyteti I Lezhës, duke përkujtuar “Ditën e Shtegtarëve”, bëhet arenë e bashkimit të ‘Dallendysheve shtegtare” duke shuar mallin në këtë pikë-takim në vendlindjen e tyre, të emigrantëve, që punojnë e jetojnë jashtë, por që mendjen dhe zemrën e kanë këtu, në Lezhë, ku kanë ç`të tregojnë, ç`të kujtojnë dhe të krenohen për ç`kanë arritur, duke përmirësuar jetën e tyre me punë e sakrifica . Është një krenari e ligjshme, sepse duke shkelur në rrugë të pashkelura, përmes rreziqeve, që kishin të bënin me jetën, arrin të realizosh ëndërrën tënde për një jetë më të mirë, duke sfiduar kështu të papriturat e të triumfosh mbi vështirësitë e kohës e ku ti bëhesh protagonist I saj, duke u ngulitur në memorien e historisë, siç është emigracioni , Lezha e lashtë dhe e re, Lezha e Besëlidhjes së Madhe, Lezha e Kuvendeve Historike dhe e Skënderbeut, ka qenë arena e bashkimit të “Dallendyeshve shtegtare” nën shoqërinë e një sërë aktivitetesh kulturoro-artistike e sportive me këngëtarë të muzikës popullore e asaj të lehtë, Grupi “Eagle Dance” të koreografit të mirënjohur Gazmend Golemi, panaire, ekspozitë etj. të organizuara nga Bashkia e qytetit të Lezhës. Jo vetem në argëtimin dhe shoqërinë e artit dhe të artistëve elitarë të skenës lezhjane, shqiptare e më gjërë, por edhe me përjetësimin e veprës së tyre, duke sakrifikuar jetën për të ardhmen, për një jetë më të mirë, me një permendore prej guri, vendosur para pallatit të kulturës të qytetit të Lezhës, me domethënie të madhe: sakrificë sublime dhe përjetësi, duke simbolizuar thënien proberbiale shekullore, se guri I rëndë peshon në vend të vet me fjalët e skalitura në këtë Obelisk, dedikuar shtegtarëve “Larg dhe afër_Gusht 2006” Mirënjohje, respekt dhe dashuri ndaj atyre që shtegtuan me vdekjen në kërkim të ëndërrës së vrarë të një kombi”, ku çdo qytetar lezhjan, vizitor apo turist, duke kaluar para këtij obelisku, në shëtitje apo vizitë tek Memoriali I Vendvarrimit të Skënderbeut, do të evakojë në çdo kohë vuajtjet e sakrificat e tyre, një mesazh për brezat se ëndërrat e kanë një shpresë, se sakrifica kërkon sublim dhe se historia përsëritet e se njeriu bëhet protaganist I saj, për të realizuar qëllimin në jetë, për të qenë I lirë, për një jetë më të mirë, në kërkim të një ëndërre të re e të një realiteti të prekshëm jetësor.Në kuadër të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë dhe sipas traditës së krijuar prej vitesh, Bashkia Lezhë në “Ditën e shtegtarëve “ ka organizuar aktivitete të ndryshme festive. Kryetari I Bashkisë Lezhë, Viktor Tushaj , kryetari I Qarkut , Lezhë, Pashk Gjoni, kryetari I Këshillit të Bashkisë Lezhë, Agustin Marku, drejtori I Policisë së Qarkut Lezhë, Muharrem Furriku, prof.as.dr. Mark Vuji, Mësues I Popullit, “Qytetar nderi “ I Lezhës janë përulur me respekt nën tingujt e Himnit Kombëtar dhe kanë vendosur kurora me lule në Obeliskun kushtuar Shtegtarëve, që se harruan asnjëherë tokën e tyre dhe më pas ata kanë përshendetur  dhe kanë uruar emigrantët dhe nxënësit e dalluar të shkollave të qytetit të Lezhës; Gjimnazi “Hydajet Lezha” E mesme Profesionale “Kolin Gjoka” , 9 vjeçaret : Gjergj Kastrioti, Gjergj Fishta, dhe Kosova, për suksese në punë e në jetë dhe ecuri të mbarë në mësime e jetën studentore, ku janë shpërndarë edhe deftesat e diplomat nga autoritet vendore nxënësve e maturantëve me rezultate të larta. Ndërkohë që Bashkia ka qenë e hapur për pritjen e emigrantëve , për të vazhduar me koktej dhe koncertin e madh festiv.

JAK RROZHANI

Similar Posts