Informacion

Lezha, një nga rrethet e para që iu bashkua qeverisë së Vlorës

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

2 Nentor, 2012 / Lezha u bë një nga vatrat kryesore të Kryengritjes së Përgjithshme, që çoi në shpalljen e Pavarësisë. Duke qenë se në Kryengritjen e Malësisë së Madhe, më 1911-ën, të udhëhequr nga Dedë Gjon Luli, morën pjesë shumë lezhjanë, ndër ta edhe figura të shquara, si Dedë Çoku, Llesh Nikë Daka etj., ata u bënë mbartës të lëvizjes në rrethin e Lezhës. Në kryengritjen e vitit 1912, kanë marrë pjesë të gjitha krahinat e Lezhës, si: Bregu i Matës, Zadrima, Kashnjeti, qyteti i Lezhës etj. Ajo çka duhet theksuar është se këto lëvizje kanë qenë të lidhura me Kurbinin, Rubikun e krahina të tjera përreth, duke shënuar një fazë të re e më të lartë të lëvizjes, u shkrinë një me kryengritjen e përgjithshme të popullit tonë. Në këtë lëvizje u dalluan prijësit e popullit, si Gjeto Coku, Dedë Coku, Kolë Toma, Llesh Nikë Daka, Gjergj Nikolli etj. ku një ndihmë të rëndësishme për përgatitjen patriotike të kryengritësve lezhjanë kanë luajtur ideologët e Rilindjes sonë Kombëtare e në mënyrë të veçantë ato që jetuan e punuan në rrethin e Lezhës, si: At Gjergj Fishta, Shtjefen Gjeçovi, Ndre Mjeda, Pjetër Zarishi, Prend Doçi etj., ku ato e lidhën kryengritjen patriotike lezhjane me idealet e larta të kryengritjes së përgjithshme shqiptare që çoi në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Ku tregues për këtë që Lezha ishte nga rrethet e para që u bashkua me qeverinë e Vlorës dhe se Lezha, fill pas shpalljes së Pavarësisë, ngriti flamurin kombëtar në qendër të qytetit të Lezhës. Me rëndësi është të theksohet se për organizimin e lëvizjeve të zhvilluara në Lezhë, Zejmen, Rubik etj. dhe tre kuvende, ku u formua Besëlidhja e ku të besëlidhurit në Rrilë, Gurës, Kurbin etj. jo vetëm që shkruan një faqe të lavdishme në historinë e tyre, por ato iu drejtuan Durrësit, për të marrë pjesë në Shpalljen e Pavarësisë, duke treguar ide të qarta në luftën e tyre për pavarësi. Rrethi i Lezhës me rrethinat e tij, i ka dhënë Shpalljes së Pavarësisë 44 dëshmorë të njohur, lufta për pavarësi e rrethit të Lezhës dhe e krahinave përreth tij, u bë burim i madh frymëzimi për luftërat e mëvonshme për liri e pavarësi dhe identitet kombëtar. E duke përkujtuar ngjarjen e madhe të ngritjes së Flamurit, më 28 Nëntor 1912, nga Ismail Qemali, mirënjohja më e thellë i drejtohet popullit tonë edhe atij lezhjan, që mori pjesë intensivisht në këto luftëra e që ruajti të paprekura gjuhën, zakonet, traditat e vlerat e tij kombëtare, u kushtohet rilindësve dhe patriotëve tanë të shquar, që ia ndriçuan mendjen popullit për çështjen kombëtare e identitet kombëtar, dhe duke u prirë kudo në ballë në luftën për liri e pavarësi e flamur kombëtar, u kushtohet patriotëve lezhjanë, që e udhëhoqën me dinjitet luftën e popullit të vet drejt shpalljes së Pavarësisë, duke e renditur Lezhën një nga rrethet që iu bashkua e para Qeverisë së Vlorës e duke ngritur flamurin kombëtar në qendër të Lezhës. /JAK RROZHANI

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin