Lezha

lezhaQyteti i Lezhes gjendet ne Shqiperine veriperendimore, afer detit Adriatik. Qyteti eshte themeluar ne vitin 385 para eres re nga Dionizi i Sirakuzes.Gjate tere periudhave, qyteti i Lezhes ka luajtur rol te vecante ne historine Iliro-Shqiptare. Vete pozicioni gjeografik ku shtrihet qyteti, se bashku me rrethinat e tij, ka bere, qe Lezha qysh ne lashtesi te jete nje nder qendrat tregetare e plotiko-ushtarake me te rendesishme. Lezha, nepermjet Portit te Shengjinit, ka realizuar ne shekuj shkembime te shumta ne fusha te ndryshme ekonomike e kulturore me boten e jashteme, duke ndikuar keshtu ndjeshem ne zhvillimin shoqeror.

Eshte kjo nje nder arsyet qe, pikerisht ne kete qytet, ne momente te caktuara te historise sone jane organizuar aktivitete politiko-kulturore te livelit te larte kombetar, si : “Lidhja e Lezhes” ne vitin 1444, “Kuvendi i Arberit” ne 1703. Eshte gjithashtu e dokumentuar se ky qytet, sepaku qysh ne shekullin e VIII-te para eres re ka qene i banuar panderprerje nga popullsi iliro-arbreshe-shqiptare. Emri i tij ” Lisso” e “Lissuss” gjithnje sipas studiuesve te fushes, eshte nje ngjyrim linguistik i emrit te vjeter ilir “Lisi”. Pra, qyteti i Lezhes, edhe perpara kthimit ne nje koloni helene nga Dionisi i Sirakuzes, deshmohet si vendbanim ilir. Mbi jeten ekonomike te Lissussit qe ne antikitet ka ndikuar fakti se ai ka qene stacion hyres i rruges Shengjin-Kosove, rruge e cila kalonte neper Zadrime per Kukes e me tej. Pas pushtimit romak Lissussi permendet si “Municip”, duke vazhduar te ruaje te njejten vlere ushtarake e administrative si baze detare ne Adriatikun veriror. Emri i qytetit permendet nga historiane greke e latin para eres se re; permendet ne kronikat veneciane kur ishte ne dominim te Republikes se Shen Markut, per te marre rendesi te vecante ne shekullin e XV-te, kur Heroi yne Kombetar, Gjergj Kastrioti- “Skenderbeu”, mblodhi ketu te parin Kuvend te Princave shqiptare dhe themeloi shtetin e pare mbi bazen e principatave. Gjate periudhes se lavdishme, Lezha ka sherbyer si “Kryeqytet Diplomatik” i Arberise. Ne kete qytet vdiq dhe u varros Heroi yne Kombetar Gjergj Kastrioti ne vitin 1468. Memoriali, ndertuar per te kujtuar kete figure te shquar kombetare, tashme eshte kthyer ne nje qender pelegrinazhi e cila vizitohet cdo vit nga qindra turiste, vendas e te huaj. Lezha sot numuronrreth 35 mije banore e ka tendence rritje, kryesisht nga levizjet mekanike, popullsi e ardhur nga zonat e thella e veriperendimore te vendit.

ura_e_vjeter_lezheShquhet Lezha per vlerat e saje historike e arkeologjike, per perspektiven mjaft premtuese ne drejtim te zhvillimit te turizmit. Eshte e nje rendesie te madhe Keshtjella Mesjetare e qytetit e ndertuar me nje stil te vecante e me nje pozicion teper interesant.Germimet arkeologjike te kryera per rreth kalase si dhe brenda mureve ilire flasin per vlera te cilat do t’i shtohen Lezhes, historise e kultures kombetare ne nje te ardhme jo te larget ne kohe. Kuvendi Franceskan, themeluar nga vete San Francesku i Asizit ne vitin 1220 paraqet interese njohje e ka vlera historiko-kulturore-edukuese. Lezha ka edhe vlera te tjera. Ka lumin Drin, i cili e pershkon qytetin mes per mes, lum i cili, ne nje vije me pak se tre km e lidh lete qytet me detin Adriatik. Pikerisht, ne qender te qytetit, prane zones arkeologjike, ka qene i ndertuar e funksiononte Porti Lumor, duke sherbyer per trasportin e mallrave ne vende te ndryshme pertej detit. Ne mendojme se riberja e ketij porti do t’ia rrisi vlerat historike dhe ekonomike qytetit tone.

Eshte Lezha vendi i qetesise. Ketu punohet e ndertohet. Ne qytet ushtrojne aktivitetin e tyre mbi 600 biznese private.Ka aktivitet tregetar por ajo qe bie menjehere ne sy eshte ritmi i larte i ndertimeve. Eshte qyteti i Lezhes vendi i harmonise fetare e sociale.Zone me rend e qetesi te admirueshme per te gjithe. Bizneset dhe firmat e huaja te cilat ushtrojne aktivitete ne qytetin tone jane akomoduar, sistemuar e ndjehen mjaft komod. Ato, as gjate trazirave te vitit 1997 nuk e nderprene per asnje cast veprimtarine e tyre. Lezha si zone e qytet dallohet edhe per dukuri te tjera pozitive.Duke qene nen ndikimin e klimes mesdhetare, me dite me diell mbi mesataren e vendit, zona shquhet per prodhimet bujqesore e blegtorale, sidomos per perimet e hereshme, per prodhimin e patates e te bostanit, te frutave e te tjera produkte blegtorale. Prodhime te tilla si vera “Kallmet”, rakia “Lezha”, mishi i gjelit te detit i races se njohur ” Zadrima”, etj jane tashme te njohura e vleresuar ne vend e jashte tije.Vete fakti qe Lezha ne te dy krahet rrethohet nga dy fusha pjellore, ajo e Zadrimes dhe e Bregut te Matit, ka ne vetevete premisen e zhvillimit si te industrise per sektorin, ashtu edhe te agroturizmit, i cili eshte ne fillimet e tij premtuese. Dy lagunat e Lezhes, “Kune” e “Vain”, me siperfaqe rreth 1800 ha. Jane te njohura e te vleresuara ne Mesdhe per floren e faunen e pasur qe kane.Gjenden prane qytetit dhe lidhen me detin adriatik.Realisht, duke shprehur edhe opinjonin e specialisteve dhe vizitoreve te ardhur nga vende te ndryshme, lagunat e Lezhes jane mjaft atraktive. Atje natyrshem shkohet per nje shetitje ne natyre, per airin e paster, aromen e pyllit e flladin e detit, shkohet per te shijuar bukurite e natyres se virgjer, shkohet edhe per gjueti sportive, peshku e shpende te ndryshem te eger, shtegetare dhe stacionar. Ne Kune e Vain numurohen rreht 92 lloje shpendesh. Qyteti i Lezhes eshte edhe nje nyje e rendesishme trasporti. Pershkohet ky qytet nga te gjitha llojet e tresportit : rrugor, hekurudhor dhe detar. Jane shkurtuar ndjeshem distancat si me kryeqytetin ashtu edhe me Durresin. Lidhet Lezha edhe me Malin e Zi, me Maqedonine dhe Kosoven, rruga ne ndertim e siper, do te krijoje te tjera mundesi bashkepunimi e shkembime te te gjitha nivelet ne interese te shqiptareve, te miqesise dhe ekonomise tyre. Zhvillim te kenaqshem ne qytetin e Lezhes ka edhe sektori i arsimit, ai i kultures dhe i sporteve. Gjenden ne qytet dy shkolla te arsimit 9-vjecar dhe dy shkolla te mesme; nje e mesme e pergjitheshme dhe nje shkolle e mesme profesionale,duke qene aktualisht nje nder tre shkollat e vendit me profil bashkohor, ekonomi-biznes, turizem-hoteleri.Funksionojne edhe gjashte kopeshte femijesh, nga te cilet tre jane publik dhe tre te tjere kopeshte private per femije. Pervoje te mire ne qytet prej vitesh ka krijuar Qendra Kulturore e femijeve, me disa sektor e profile te cilat ndihmojne direkt edukimin por edhe argetimin e femijeve lezhjane. Rajoni i Lezhes perfaqeson nje zone tipike historike te kultures tone kombetare. Shpirti “konservativ”i banoreve te kesaj treve ka bere qe te ruhet nder shekuj historia,tradita, gjuha, doket dhe vlerat e nje qyteterimi, pjese e rendesishme e mbare qyteterimit shqiptar. Funksionon ne qytetin e Lezhes Pallati i Kultures, qender e rendesishme ne te cilin periodikisht zhvillohen aktivitete ne interese te edukimit qytetare dhe per ruajtjen e vlerave kombetare. Eshte bere tradite tashme organizimi ne qytetin e Lezhes i Kuvendeve dhe festivaleve te Rapsodive dhe muzikes Folklorike. Biblioteka Publike e qytetit, institucion me vlere per qytetarin lezhjane, eshte nje tjeter pike referimi i kultures tone. E konceptuar e ndertuar me arkitekture te vecante bashkohore, gjendur pikerisht ne qendren arkeologjike, dhe jo vetem kaq, por e pasur me libra e tjeter literature artistike e shkencore, ka bere emer ne rajon e me tej.

Shendetesia ne Lezhe eshte ne nivele te kenaqeshme. Jane rikostrutuar te gjitha institucionet e ketij sektori, si Spitali Cicil dhe Shtepia e Lindjes, te cilet aktualisht i sherbejne te gjithe rajonit (Qarkut), Poliklinika, Farmacite etj. Niveli i sherbimit ne institucionet tona shendetesore eshte i kenaqshem e kompatibel me sektoret analoge. Zhvillimi i sportit ne Lezhe, tradita e ekipit te futbollit “Beselidhja”, dhe prezantimi dinjitoz ne shkalle vendi e jashte tije, i shumesporteve si atletika, mundja e lire dhe ciklizmi kane terhequr vemendjen dhe interesin jo vetem te specialisteve por edhete mbare sportdashesve te vendit. Jane keto disa nga arritjet e zhvillimit shumedimensionale ne qytetin e Lezhes.

Mikpritja dhe kultura

Lezha për nga pozicioni gjeografik, kultura qytetare, mikpritja lezhjane njihet si qyteti më i qetë në të gjithë vendin. Tradicionalisht, qytetarët e Lezhës shkojnë në familjet e njëri-tjetrit dhe bisedojnë për hallet e tyre. Janë bujarë dhe të lidhur me njerëzit e afërt që i rrethojnë. Sigurisht që nënat tona janë më të dashura dhe më të ndjeshme ndaj çdo fenomeni që ndodh përreth. Edhe pse interesohen deri në detaje për problemet e fqinjëve, natyrisht që kjo është një vlerë madhore. Shqetësohen dhe u vjen keq edhe për një që nuk e njohin, kur ai ka nevojë për ndihmë. Hapin shtëpinë për komshinë në raste ceremonish gëzimi dhe hidhërimi. Qerasin me kafe, pije apo vakte ushqime miqtë që vizitojnë Lezhën. Në asnjë rast nuk lejojnë që në qytetin e tyre të paguaj miku i ftuar prej tyre në lokal.

Klima

Per vete poziten gjeografike me dalje te gjere ne det dhe te relievit ne pergjithsi te ulet, Lezha ka klime te bute mbizotruese te tipit mesdhetar. Rrethi i Lezhes karakterizohet nga vera e nxehte dhe e thate, dimer i bute dhe i lagesht ne pjesen e ulet dhe qytet, ndersa dimer te lagesht dhe te ftohte ne zonen malore. Temperatura mesatare vjetore per rrethin 15 grade, mesatarja e Janarit 7 grade, ndersa mesatarja e Korrikut plus 24-25 grade. Ne Lezhe temperatura max. e rregjistruar eshte 390C (me 18.07.1973) dhe temperatura minimale e rregjistruar ka arritur ne -100C (me 24.01.1963). Bien mesatarisht 1700 mm reshje ne vit.

Gjeografia

gjeografiaQyteti i Lezhes – Qender e Qarkut dhe e Prefektures me te njejtin emer eshte themeluar ne vitin 385 para eres se re. Lezha shtrihet ne pjesen Veriperendimore te vendit, nga Ultesira e Shkodres ne veri e deri ne Breg te Mates ne jug, nga Malesia Puke-Mirdite ne verilindje e lindje e deri ne detin Adriatik ne perendim. Ne kete shtrirje koordinatat gjeografike e paraqesin Lezhen midis 410 57‘ 30” gjeresi gjeografike veriore ne Kashnjet dhe 410 39‘ 45” ne Tale, si dhe 190 32‘ 20” faqja me perendimore e malit te Rencit gjatesi gjeografike lindore dhe 190 53‘ 20” Kashnjet. Ajo ndodhet vetem 55 km nga kryeqyteti i Shqiperise.

Historia

Historia e këtij rajoni është e hershme, mbi 2000-vjet përpara lindjes së Krishtit. Lezha, Kurbini dhe Mirdita pjesë përbërëse të këtij qarku mbartin dhe trashëgojnë vlera të rëndësishme historike. Evenimente të rëndësishme të historisë sonë kombëtare kanë ndodhur në viset e këtij rajoni, ku padyshim banorët e tij dhe veçanarisht prijësit e tyre fisnikë kanë dhënë kontributin e tyre në këto ngjarje.

Ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë së këtij rajoni veçojmë:

obelisku_149Krijimi i shtetit të parë Shqiptar, shtetit të Arbërit në vitin 1190, emblema e të cilit është gjetur në Gëziq të Mirditës dhe ruhet në Muzeun Historik Kombëtar, Tiranë, ashtu si dhe emblema e Skurajve të Kurbinit e gjetur në Pllanë.
Në qytetin historik të Lezhës, nën drejtimin e Heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skendërbeu, më 2 Mars 1444, u mbajt Lidhja e Lezhës (Besëlidhja e Lezhës) e cila bashkoi princat shqiptar në luftën e përbashkët antiosmane.
Në truallin e këtij rajoni u hapën shkollat e para shqipe në rafshin kombëtar, si shkolla e Ipeshvnisë së Shnapremtes në Kurbin në vitin 1632, shkollat e Pllanës dhe Velës të vitit 1638, shkolla e Blinisht të Zadrimës e vitit 1639 etj.
Ndër monumentet e trashigimisë historiko kulturore me rëndësi kombëtare janë :

“Kanuni i Lekë Dukagjinit”: ( Kanuni i Maleve ) i mbledhur dhe kodifikuar nga dijetari atdhetar At Shtjefen Gjeçovi.
” Kanuni i Skëndëndbeut” i mbledhur nga kleriku dijetar Frano Ilia
Mbajtja e Kuvendit të Arbërit në fshatin Mërqi të Kallmetit të Lezhës, më 14 Janar 1703 dhe botimi në gjuhën shqipe i “Koncilit” 1706.
Vetëqeverisja e Mirditës me dymbëdhjetë bajrakët e saj të prirë nga dera princore e Gjonmarkajve.
Bashkëjetesa ndërfetare e trashëguar ndër kohëra është një vlerë që banorët e këtij rajoni kanë trashëguar ndër vite dhe po e çojnë më lart. Këtë fakt të bukur e deshmojnë mijëra pelegrinë me besime të ndryshme që vijnë nga e gjithë shqipëria dhe diaspora në Kishën e Shnandout në Laç, duke e kthyer atë në një nga qendrat më të mëdha peligrinazhit fetar në Shqipëri

Statistika te pergjithshme

Qyteti i Lezhes – Qender e Qarkut dhe e Prefektures me te njejtin emer eshte themeluar ne vitin 385 para eres se re. Lezha shtrihet ne pjesen Veriperendimore te vendit, nga Ultesira e Shkodres ne veri e deri ne Breg te Mates ne jug, nga Malesia Puke-Mirdite ne verilindje e lindje e deri ne detin Adriatik ne perendim. Ne kete shtrirje koordinatat gjeografike e paraqesin Lezhen midis 410 57 ‘ 30 ” gjeresi gjeografike veriore ne Kashnjet dhe 410 39 ‘ 45 ” ne Tale, si dhe 19 0 32 ‘ 20 ” faqja me perendimore e malit te Rencit gjatesi gjeografike lindore dhe 19 0 53 ‘ 20 ” Kashnjet.

Ajo ndodhet vetem 55 km nga kryeqyteti i Shqiperise. Largesia Lezhe-Shkoder eshte 35 km, Lezhe-Durres eshte 70 km, Lezhe-Rinas eshte 40 km dhe largesia Prishtine-Kukes-Lezhe eshte 220 km. Distanca nga Porti i Shengjinit eshte vetem 6 km.

Afersia me plazhet: Lezhe-Shengjin 6 km, Lezhe-Kune rreth 8 km, Lezhe-Vain 3 km. Pjesa me e madhe e territorit te Lezhes futet ne klimen e zones mesdhetare detare. Deti Adriatik ndikon pozitivisht ne ngrohjen e klimes. Rrethi i Lezhes karakterizohet nga vera e nxehte dhe e thate, dimer i bute ddhe i lagesht ne pjesen e ulet dhe qytet, ndersa dimer te lagesht dhe te ftohte ne zonen malore. Temperatura mesatare vjetore per rrethin 15 grade, mesatarja e Janarit 7 grade, ndersa mesatarja e Korrikut plus 24-25 grade. Ne Lezhe temperatura max. e rregjistruar eshte 390C (me 18.07.1973) dhe temperatura minimale e rregjistruar ka arritur ne -100C (me 24.01.1963). Bien mesatarisht 1700 mm reshje ne vit.

Monumente kulture

kalajalezhes_test_30Lezha per cdo vizitor te saj ofron edhe vlerat e saj kulturore e artisktike qe disponon.

Biblioteka e qytetit (2001) jeta bibliotekare ne qytetin tone ka filluar shume me heret, por kjo eshte godina e re qe ofron nje fond te madh librash ne gjuhen shqipe e gjuhe te huaja si dhe shume sherbime te tjera. Pallati i Kultures (1983) eshte nje qender e rendesishme e veprimtarive te shumta kulturore, artistike, shkencore qe zhvillohen periodikisht ne planin local e kombetar dhe gjallerojne jeten e komunitetit tone. Galeria e arteve (ne pallatin e kultures), eshte qender e ekspozimit te veprave te autoreve lezhjane e me gjere dhe qe organizon veprimtari te vazhdueshme. Stadiumi Beselidhja i qytetit dhe terrene e ambjente te tjera sportive, jane ambjente jo vetem per te argetuar publikun por edhe per pjesemarrjen e tyre dhe ushtrimin e veprimtarive fizike. Qyteti yne pervec ketyre vlerave te rendesishme historike, arkeologjike, kulturore, artistike i ofron vizitoreve te saj edhe bukurite e spikatura natyrore si malin, kodren, fushen, lumen, detin dhe lagunat e saj si Kune e Vain c’ka i japin atyre kenaqesine maksimale.

Kalaja Lezhë

kalaja_lezhe_142Ngritur mbi themelet e Akropolit antik , pranohet nga të gjithë, se fillimi i ndërtimit të saj i përket shekullit të 8-të. Kalaja ka njohur shumë faza ndërtimi, për të ardhur në atë të fundit të vitit 1520, nga Sulltan Selimi i I-rë. në literaturen historike dhe arkeologjike kalaja e Lezhës njihet për një kohë të gjatë me emrin Kështjella e Elisonit. Ajo ka tre porta të cilat ishin mjaft të mbrojtura nga kulla e kthina të maskuara, të cilat të favorizuara nga pozicioni gjeografik e bënin atë të pamposhtur. Në vitin 2002 pas restaurimit të themeleve të Kalasë Mesjetare u vu re se trashësia e mureve arrinte deri në 4.30 m, nga 3.50m trashësi që mendohej të ishte më parë. Deri më sot janë zbuluar 12-porta dhe 48-kulla mbrojtëse.

Qyteti antik i Lissusit ( Gurët Ilire )

qyteti_antik_145Lissusi përfshin kalanë mesjetare, vendvarrimin e Heroit tonë “Gjergj Kastioti” Skënderbeu e disa objekte të tjera me vlerë historike. Muret fortifikuese të Lissit janë më të fuqishme se ato të apollonisë, duke bërë kështu që ky qytet i lashtë të ishte ndër më të spikaturit në botën Iliro-Epiriote e më tej. Qyteti kishte dy porte, njeri detar, ai i “Nimfeumit”, Shëngjini i sotëm si dhe Porti Lumor, buzë Oldrinit (Drini i sotëm)

Akrolisi

akrolisi_147Gërmadhat e Shëlbuemit “Akrolisi” Në juglindje të qytetit të Lezhës ngrihet maja shkëmbore e Shëlbuemit, 408 m mbi nivelin e detit. Kurora e saj ka qënë rrethuar në lashtësi prej një muri të gjatë dhe dy kulla me gurë të palatuar, duke formuar aty një kështjellë mjaft të mbrojtur. Gërmimet arkeologjike në këtë vëndbanim kanë dhënë gjetje të shtresave kulturore përtej shekullit të 9-të p.e.r duke e bërë këtë vëndbanim parahistorik, ndër më të hershmet në Shqipëri e më gjërë. Akrolisi ka nevojë të gërmohet nga ekspeditat arkeologjike si dhe të pritet bimësia, që të shihen qartë muret dhe kullat.

Memoriali i Vëndvarrimit të Gjergj Kastrioti Skënderbeut

memoriali_148Memoriali ose Vëndvarrimi është ndërtuar mbi kishën e Shën Kollit, aty ku në vitin 1468 u varros Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ajo që shihet tani nuk ka të bëjë fare me ndërtesën e dikurshme që i përket shek, 15-të. Pasi me 1478 turqit pushtuan qytetin e Lezhës shkatërruan dhe hapën varrin e Gjergj Kastriotit, vdekur me 17-janar 1468, duke mbështjelle eshtrat e tij me flori e argjend për ti përdorur si hajmali të pathyeshmërise në beteja. Memoriali u ndërtua në vitin 1981. Në dyshemene e anijates ngrihet busti i Skënderbeut, punuar nga skulptori i popullit Odhise Paskali. Mbi pllakën e mermerit janë vendosur kopje të shpatës dhe përkrenares prej bronxit. Në brendësi të mureve ka një varg mburojesh me stemat e fiseve që morën pjesë në Kuvendin e Lezhës.

Obelisku i Kuvendit të Lezhës

Në qëndër të qytetit ndodhet një monument që është ngritur në kujtim dhe ndërtim të ngjarjes së rëndësishme që ndodhi në Lezhë në 2-Mars 1444. Me këtë datë heroi ynë Kombëtar mblodhi në këtë qytet, zoterimin venedikas, shumicën e krerëve feudal shqiptar, për ti bashkuar në luftën kundër perandorise osmane. Kuvendi i Lezhës bashkoi forcat e shqiptarëve dhe emëroi Skënderbeun si udhëheqës ushtarak të tyre. Kuvendi i Lezhës që forma e parë e bashkimit juridik të princërve shqiptarë, duke kapërcyer cilësisht nga epoka e principatave të vecanta në epokën e bashkimit dhe njësisë së kombit shqiptarë. Në përkujtim të kësaj ngjarjeje të vecantë është ndërtuar Obelisku në vitin 1968 me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut.

Ura e vjetër e qytetit

ura_151Është ura më e vjetër e ndërtuar mbi lumin Drin. Ajo paraqet për vizitorët vlerat e saja historike dhe artsitike.

Shtëpia e Mlikajve

shtepia_152Shtëpia e Esat Mlikës, lagjia “Skënderbeg” buzë Drinit. Është një banesë popullore qytetare dykatëshe e shek 19-të. Ka vlera arkitekturore në punimin e mureve, çatisë, dritareve e dyerve.

Lumi Drin

lumi_153Rrjedhjet ujore kryesore që formojnë rrjetin hidrik të Lezhës, janë: lumi Drin i Lezhës dhe lumi Gjadër. Drini i Lezhës ka qënë elementi kryesor i sistemit dhe i rrjetit hidrografik të Lezhës e zonave përreth. Por sot, ky lum nuk kalon më në shtratin shekullor, përbri qytetit të Lezhës. Ai nuk i derdh më ujrat në Adriatik, por në lumin Buna. Lumi Drin është lumi më i madh në tërë bregdetin Adriatik të gadishullit Ballkanik.

Pallati i Kulturës

pall_kultures_154Pallati i Kulturës i cili është funksional në qytetin e Lezhës, mund ta quajmë ndryshe dhe një qëndër të rëndësishme, në të cilën periodikisht zhvillohen aktivitete në interes të edukimit qytetar dhe për ruajtjen e vlerave kombëtare. Është bërë traditë tashmë në këtë Pallat Kulturë organizimi I Kuvendeve dhe Festivaleve, i Rapsodive dhe muzikës Folklorike

Biblioteka e qytetit

bibloteka_155Biblioteka Publike e Lezhës është ndërtuar në vitin 2001, impozante me një arkitekturë interesante në llojin e vet. Godina ka 5 salla leximi, ambiente, holle e nyje sanitare, të mjaftueshme për qytetin e Lezhës për një periudhe 20-30 vjecare. Veprimtaria e saj shtrihet gjatë gjithë vitit pa ndërprerje dhe treguesit nga viti ne vit kanë ardhur në rritje. Biblioteka realizon hyrje të lirë dhe informacion në cilëndo formë që ai është i organizuar. Biblioteka punon me sistemin 40 orë në javë. Nga e hëna në të premte prej ores 8 të mëngjezit dhe deri në orën 16. Në bibliotekë mund të zhvillohen edhe veprimtari jashtë bibliotekare, seminare, mbledhje administrative, ekspozita e panaire, takime me intelektuale, e veprimtari të fondacioneve, enteve fetare etj.

Katedralja e qytetit

katedralia_156Artizanat tradizional dhe teknikë moderne kryqëzohen në pllaka të çelikta të shpuara me lazer që i bëjnë sfond një basorelievi druri të gdhendur me format të madh. Nuk mungojnë gjurmët me shije bizantine që përmes katër rrumbullakëve të kryqit të madh dhe të hardhisë në mozaik tek pagëzimorja japin një spikatje shkëlqyese të artë. Hapësira e madhe përbrenda shënjohet nga prania e elementëve të orendimit kishtar – si altari, amboni, mbajtësja e tabernakullit dhe gura pagëzimore – që në format e një gjeometrie të pastërt janë skulptura vërtet abstrakte.

Kisha e Zojës Nunenciate (Kisha e Dom Lleshit)

kisha_zojes_157Në shek.XIII shën Francesku i Asizit, gjatë kthimit të tij nga Siria (para vitit 1221 ) ndali në Lezhë, ku themeloi të parin kuvend Franceskian në Shqipëri. Dy dekada më vonë ndërtohet kisha e franceskanëve në kodrën përballë qytetit, e cila ka patur një gur mbishkrimi të skalitur në latinisht: “POC TEMPLUM FRATON MINORUM AEDIFICATUM EST ANNO MCCXV” Që perkthehet në shqip:“Ky tempull i vëllezërve minorë franceskanë është ndërtuar me 1240.”

Kisha Ortodokse

kisha_ortodokse_lezheKisha e Metamorfozës në Lezhë, ngrihet në një vend të dukshëm përballë kishës së Shën Kollit (e stilit bizantin), ku u varros Gjergj Kastrioti. Ndërtimi i kishës nisi më 28 shtator të vitit 2000 dhe përfundoi në tetor 2005. U investuan rreth 51 milionë lekë të rinj përmes fondeve të siguruara nga Kryepeshkopi Anastas me ndihmën e donatorëve

Xhamia e qytetit

xhamia_159Qendra Bamirse Grisa-ALSUEDI-Lezhe 1418-1997 Me financimin e bamirses “Amina Bint Amir” EMIRATET E BASHKUARA ARABE. PERFUNDOI 1997-1418 HIXHRI

Lexoni gjithashtu: Lezha, një nga rrethet e para që iu bashkua qeverisë së Vlorës

Comments are closed.