Lezhë, institucionet e shëndetësisë më pranë njerëzve

Intervistë me drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Shëndetësisë në Lezhë, Sandër Marku

Shërbimi shëndetësor në rrethin e Lezhës është i mbuluar në të gjitha komunat me mjekë familjeje, të cilët japin shërbim në bazë të paketës shëndetësore, të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë. Aktualisht, për të rritur efiçensën e shërbimit dhe për të përballuar problemet që ka komuniteti, që lidhen me stinën e dimrit, mjekët e familjes kanë rritur vëmendjen për pajisjen e qendrave shëndetësore me medikamente të ndihmës mjekësore për të përballuar komplikacionet tek fëmijët, mosha e tretë, të sëmurët kronikë, të sëmurët kardiake, diabetikët etj. Kështu është shprehur në një intervistë, drejtori i Drejtorisë Rajonale të Shëndetësisë Lezhë, Sandër Marku. Ja se si është shprehur më tej ai.

Si paraqitet gjendja e Shërbimit Spitalor dhe Qendrave Shëndetësore në rrethin e Lezhës?

Shërbimi shëndetësor në rrethin e Lezhës është i mbuluar në të gjitha komunat me mjekë familjeje, të cilët japin shërbim në bazë të paketës shëndetësore, të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë. Aktualisht, për të rritur efiçensën e shërbimit dhe për të përballuar problemet që ka komuniteti që lidhen me stinën e dimrit mjekët e familjes kanë rritur vëmendjen për pajisjen e qendrave shëndetësore me medikamente të ndihmës mjekësore për të përballuar komplikacionet tek fëmijët, mosha e tretë, të sëmurët kronikë, të sëmurët kardiake, diabetikët etj. Furnizimi i ambulancave me kontigjentin e mjaftueshëm të vaksinës edhe për zonat malore, siç është komuna e Ungrejit, me qëllim që procesi i vaksinimit të vazhdojë normal pavarësisht nga kushtet e këqija të motit. Është bërë e mundur që rastet e të sëmurëve rëndë që kanë nevojë për t’u trajtuar në spital, mjeku i familjes informon pranë D.R. Shëndetësor dhe Spitalit dhe këta të sëmurë mund të transportohen me ambulancë për në spital.

 

– Si janë investimet që kanë përmirësuar infrastrukturën dhe shërbimin cilësor tek pacienti?

Një investim i rëndësishëm për cilësinë e Shërbimit Shëndetësor është dhe futja në efiçensë e Shërbimit Imazherik të Skanerit për të diagnostikuar pacientët, të cilët më parë këtë shërbim detyroheshin ta merrnin në Tiranë apo në Shkodër.

 

– Cilat janë prioritetet e së ardhmes, për ta vënë në efiçensë të plotë Shërbimin Spitalor dhe Ambulator?

 Një ndër prioritetet më të rëndësishme do të jetë rritja e cilësisë për pacientin, bashkëpunimi efiçent i mjekut të familjes me mjekun specialist për zbatimin korrekt të sistemit të referimit, rritja e edukimit profesional të mjekëve nëpërmjet trajnimeve, me qëllim zhvillimin e aftësive profesionale për mjekimin korrekt të pacientëve.


– Si është bashkëpunimi me strukturat e pushtetit lokal, atij qendror, Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera në mbarëvajtjen e këtij Shërbimi, për të qenë sa më pranë pacientit?

Në lidhje me bashkëpunimin me strukturat e pushtetit lokal, mendojmë se është i mirë. Ne po punojmë me Pushtetin Lokal të Komunave, që ato të mbështesin Qendrat Shëndetësore për t’u pajisur me shërbim interneti, me qëllim që informacioni i Qendrës Shëndetësore, si vaksinimi, të hidhet në një sistem informativ elektronik për t’i dhënë mundësinë gjithë komunitetit që të ketë akses mbi çdo informacion të tyre që lidhet me të dhënat shëndetësore. Kjo i vjen në ndihmë shërbimit mjekësor bashkëkohor mjekësor, i cili duhet të jetë gjithmonë i bazuar në evidencë.

 

 

Comments are closed.