Lezhë, të shtëna në qendër të qytetit, një i plagosur në gjendje të rëndë

 

Të shtëna me armë në qendër të qytetit, plagoset një person. Burime nga qyteti i Lezhës bëjnë me dije se shtetasi Kastriot Përgjegja ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një atentati me armë zjarri, ndërkohë të shtënat e armës kanë alarmuar qytetin mesditën e së hënës. Forca të shumta të Komisariatit të Lezhës mbërritën menjëherë në vendngjarje. I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin rajonal, ndërkohë bluzat e bardha bëjnë me dije gjendja e tij është e rëndë për jetën.  Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes, Albert Përgjini, 30-vjeç dhe e ka shpallur në kërkim. Blutë kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit