Ligji për pronat, Bode: Propozohet ndryshimi i një çështje, opozita nuk ka interes

Ministri i Financave, Ridvan Bode në fjalën e tij në parlament, ku po diskutohet pr/ligji “Për të drejtën e privatizimit të truallit shtetëror në përdorim dhe për taksën mbi të drejtën e përdorimit të tij”, u shpreh se ky ligj propozon të ndryshohet në një çështje, përfshirjen e shitjes së trojës publike për një kategori pronash. Në fjalën e tij, ministri Bode renditi kategoritë që përfitojnë përmes këtij ligji, duke shtuar se me këto ndryshime u jepet e drejta familjeve të privatizojnë ndërtesat e ngritura me leje ndërtimi të rregullta gjatë periudhës së para vitit 1991. “Të gjithë ata që kanë ndërtuar një shtëpi me leje por që truallin nuk e kanë privatizuar, u jepet e drejta që në momentin e hipotekimit të shitjes së kësaj prone ta gëzojnë atë në mënyrë integrale përfshi edhe truallin. Së dyti, janë të gjitha ndërtimet e dhëna nga komitetet pluraliste përgjatë vitit 1991-1993 kur u ngrit agjencia e privatizimit. Ndërtimet e kësaj periudhe janë të ligjshme, por toka nuk u është dhënë në pronësi, ata gëzojnë shtëpitë por nuk janë pronar të truallit dhe shteti nuk merr asnjë qira dhe as ka marrë vlerën e tokës. Së treti janë ndërtimet edhe pas kësaj periudhe, të gjitha ndërtimet me leje. Qytetarët ti gëzojnë, kanë një tapi, por kanë vetëm muret jo tokën. Është kategoria e ndërtesave të privatizuara nga pronat e ish kooperatiave bujqësore dhe ndërmarrjeve bujqësore, ku nuk u bë shitja e truallit pasi në atë kohë nuk ishte e autorizuar shitblberja e tokës. Janë këto 3 kategori pronash që janë në pronësi të qytetarëve por jo trualli ku janë ndërtuar këto prona”, theksoi ministri.

Halimi: Me ligjin e pronës, mazhoranca po zhbën gjëmën e komunizmit

Më herët, ministri i Drejtësisë Eduard Halimi, i ka cilësuar akuzat e opozitës si false pasi sipas tij qeveria ka bërë shumë për çështjen e pronave. Ai deklaroi se mazhoranca po zhbën me ligjin e pronës gjëmën që bëri komunizmi, ndërkohë akuzoi opozitën se në 8 vite uzurpoi regjistrimin e pronave si dhe abuzoi me fondet. “Ne morëm përsipër të zhbënim atë gjëmë të madhe që familja juaj politike i bëri pronarëve. Breda mandatit të parë kemi nxjerrë një sërë aktesh. Nga 65 mijë kërkesa që janë regjistruar në komisionin e kthimit të pronave kanë dhënë përgjigje gjithë kërkesave brenda 21 vjetëve, 92 % e kërkesave kanë marrë përgjigje. Gjatë 8 viteve të PS janë dhënë 10 mijë vendime. Kur e kthyet agjencinë e pronave në Kuvend ndodhi korrupsioni dhe ish kryetarët të kthimit të pronave kanë shkuar në Prokurori. 10 milonë euro janë alukuar kur PS kanë qënë në qeverisje dhe në vitin që hymë në Ministrinë e Drejtësisë, pamë se vetëm 1 milionë euro kishin shkuar për regjistrimin, 9 milionë euro ishin zhdukur”, theksoi Halimi. Ndër të tjera ai shtoi se ka një platformë politike të Partisë Demokratike, e cila ndryshon nga platformat e vendeve në rajon. “E kanë thënë edhe ekspertët e huaj pse nuk e bëni kompensimin e ish pronarëve siç e ka bërë Çekia, Mali i Zi ? Ata kanë kthyer 20% të proanve të ish pronarëve dhe e kanë mbyllur procesin. Për ne nuk ka qenë kjo. Platforma e PD është kthim 100% e pronës ish pronarëve, kompensim me çmimet e tregut”, u shpreh ndër të tjera ministri Halimi.

Comments are closed.