Lindsay Lohan, 25 vite në një minutë

Në një minutë të vetme shfaqen imazhe të ndryshme të aktores Lindsay Lohan. Në këtë 1 minutë paraqiten imazhet e saj gjatë 25 viteve të jetës. Me një klikim të vetëm, autorët kanë dashur të evidentojnë efektet e drogës dhe të alkoolit në fytyrën e aktores brilante të Hollywood. Kështu, pas suksesit të videos “morphing” të Britney Spears, një tjetër divë amerikane kalon në videomontazh të pamjeve të jetës së saj. Pasi ka kaluar katër vitet e fundit në lirisë së kufizuar dhe mes telasheve të drejtësisë, aktorja është e lirë. Dmth i ka dhënë fund një kapitulli të errët të jetës së saj, dhe sipas avokatit personal, po përgatitet për të filluar një jetë të re, ndryshe nga e para. Por cilat janë projektet për të ardhmen? Në pranverë pritet të shfaqet si ylli kryesor në seritë Glee. Gjithashtu po përgatitet për të interpretuar rolin e Elizabeth Taylor, në një film ku tregohet jeta e aktores legjendare hollivudiane. Por në të kaluarën, Lohan ka qenë pjesë e shumë problemeve personale, të cilat kanë qenë të lidhura me drogën dhe alkoolin. Dhe imazhet e saj të shfaqura në momente të ndryshme të jetës, si në momente të mira e të këqija, janë mbledhur nga një autor dhe janë shfaqur në një video të vetme. Por autorët e kësaj videoje, nuk kanë shtuar imazhet e fundit “metamorfoze”, të Lohan me flokë të kuqe dhe pa grim.

 

Comments are closed.