Lionel Mesi akuzohet nga televizioni sirian: Me pasat e tij u tregon rrugën rebelëve!!

Akuza gati sureale nga televizioni sirian për Lionel Messin dhe shokët e tij: pasat e tyre dhe mbi të gjitha magjia që bën me topin argjentinasi shërbejnë në të vërtetë për të treguar kontrabandistëve rrugën për të kaluar në mënyrë klandestine armë nga Turqia. Lajmi është dhënë nga shtypi spanjoll.  Televizioni privat Al Dunya, afër “klanit Al-Assad’, shkruan Sport online, ka rimarrë imazhet e disa prej aksioneve të Barcelonës në ndeshjet kundër Real Madridit, të cilat janë transmetuar nga  Tv panarabike Al Jazeera, dhe i ka mbivendosur në disa harta të zonës së kufirit me Turqinë. Pasat dhe kalimet e Messit dhe të shokëve të tij sipas TV, tregokan rrugën për të evituar kontrollet e trupave besnike të regjimit të Assad deri në qytetin e Dir al-Zur. Sipas komentatorit lojtarët përfaqësojnë kontrabandistët dhe topi janë vendet ku gjenden armët.

Comments are closed.