Categories
Këshilla

Lista që ju dhuron qetësinë

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Superkonsulenti Peter Bregman këshillon se qëndrimi në internet nuk duhet të bëhet obsesion, pasi është rrezik për humbjen e lirisë.

Nga njëra anë jeta jonë e përditshme është një vazhdimësi kundër kohës, nga ana tjetër humbasim kohën tonë në aktivitete të kota. Nisur nga këto përgjegjësi, Peter Bregman, konsulenti strategjik i shumë administratorëve të deleguar si ekspertë lidershipi ka realizuar një listë të gjërave që nuk duhet të bëjmë, duke e paraqitur idenë e tij në një blogun e “Wall Street Journal”.

Gjëja surprizuese është fakti se në krye të kësaj liste qëndron një iPad. Sepse në fillim e ka blerë dhe pas dy javësh e ka braktisur: Ishte bërë obsesion, kaloja çdo minutë të lirë duke përdorur iPad dhe në këtë mënyrë humbisja lirinë time. Ndërkohë që ditët e sotme ai ka lënë mënjanë iPad dhe jeton i lirë.

Pas kësaj eksperience, superkonsulenti thekson se lista e gjërave që nuk duhen bërë është kreative dhe produktive gjithashtu. Gjithashtu mes gjërave që nuk duhen bërë është absolutisht edhe kontrollimi i email, ndërsa jeni duke ngrënë drekën, ose të përdorni BlackBerry ose iPad gjatë diskutimit me partnerin, ose kur jeni duke shtyrë karrocën e fëmijës.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin