Loja promocionale “Gol”, dhurata dhe emocione pa fund nga Eagle Mobile

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Admiruesit e futbollit dhe Kampionatit Euro 2012, përveç emocioneve direkte të ndeshjeve të këtij kompeticioni mund të shijojnë dhe dhuratat e Eagle Mobile dhe ALBtelecom. Eagle Mobile, nëpërmjet organizimit të Lojës Promocionale “Gol”, i cili zhvillohet duke filluar nga data 8 qershor deri në datë 2 korrik 2012, u ofron mundësinë të gjithë pajtimtarëve të operatorëve fiks dhe celularë të parashikojnë rezultatin e ndeshjeve të përzgjedhura nga Eagle Mobile dhe shpërblen fituesit me dhjetëra gjatë gjithë Kampionatit Europian. Secili pajtimtar i operatorëve fiks apo celular vetëm duke kryer një thirrje telefonate në numrin e vënë në dispozicion nga Eagle Mobile për këtë qëllim mund të parashikojë rezultatin e saktë të ndeshjeve të zgjedhura gjatë gjithë kampionatit dhe nëse pajtimtari ka dhënë përgjigje të saktë për ndeshjen përkatëse, Eagle Mobile do të përzgjedhë fituesit me metodën rastësore. Procesi i përzgjedhjes do të zhvillohet ditën e nesërme të zhvillimit të ndeshjes përkatëse. Pajtimtari mund të bëjë më shumë se një telefonatë për secilën ndeshje. Çdo telefonatë në numrin IVR të vënë në dispozicion të pajtimtarëve rrit shansin për të fituar. Përzgjedhja e fituesve do të bëhet përmes metodës rastësore. Në fazën e ndeshjeve në grupe, 4 fitues do të shpërblehen nga Eagle Mobile me paketën Eagle Life 2500 dhe 4 të tjerë do të shpërblehen me paketën ALBtelecom I-Fiks 2399, të cilët do të përfitojnë falas paketën përkatëse deri në datën 30 qershor 2013. Gjatë fazës së ndeshjeve të çerekfinaleve, Eagle Mobile do të shpallë 9 fitues, sipas të njëjtës procedurë, 4 fitues të paketës Eagle Life 2500 dhe 4 fitues të paketës ALBtelecom I-Fiks 2399 dhe një fitues, i cili do të përfitojë një iPAD dhuratë. Ndërsa në fazën e gjysmëfinalen e parë dhe gjysmëfinale e dytë si dhe finalen e madhe, do të ketë 10 fitues, 4 fitues të paketës ALBtelecom I-Fiks 2399, 4 fitues të paketës Eagle Life 2500 dhe 2 fitues të iPAD. Abonentët Eagle për çdo telefonatë paguajnë vetëm 10 Lekë, ndërsa abonentët e operatorëve të tjerë tarifohen sipas tarifave standarde të thirrjeve. Abonentët Eagle nuk mund të përdorin minuta falas të ofertave për të marrë pjesë në lojën promocionale. Pjesëmarrja në këtë lojë promocionale dhe mënyra e votimit është shumë e thjeshtë. Vetëm duke telefonuar në numrin 0674442012, të gjithë sportdashësit shqiptarë do të informohen për secilën ndeshje dhe numrat që duhet të shtypë për të parashikuar rezultatin (1 për fitoren e skuadrës së parë, 2 për fitoren e skuadrës së dytë dhe 0 për barazimin). Për finalen e madhe nuk do të ketë opsion për barazimin e ndeshjes. Fituesit që do të dalin nga shorteu promocional pas çdo ndeshje, do të telefonohen nga Eagle Mobile dhe lista e tyre do të publikohet në faqen zyrtare të Eagle Mobile në facebook ditën e nesërme të procesit të përzgjedhjes.

 

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin