Lopez-Smart, të lumtur përkrah njëri-tjetrit

Prej disa muajsh lidhja e tyre dashurore është bërë publike dhe Jennifer Lopez ndjehet e lumtur dhe e gëzuar përkah të dashurit të saj të ri, Casper Smart. Pas ndarjes nga bashkëshorti Marc Anthony, Lopez krijoji lidhjen e saj të dashurisë me balerinin disa vjet më të vogël se ajo. Një ditë më parë ata janë parë përkrah njëri-tjetrit duke shëtitur dhe këngëtarja dukej e gëzuar dhe e qeshur. Smart ishte veshur në mënyrë sportive dhe mbante kapele sportive dhe syze të tilla me xhama ngjyrë të kuqe, ndërsa këngëtarja kishte veshur pantallona të ngushta të zeza dhe xhup pa mëngë, gjithashtu edhe ajo mbante vënë syze dielli. Këngëtarja dukej tërheqëse me flokët e kapur pas bisht dhe me vathët e mëdhenj të rrumbullakët. Ndërkohë që të dy mbanin veshur atlete sportive.

 

Comments are closed.