Lotaria e Radarit / Këtë fundjavë mos vendosni loto, mund të fitoni edhe pa biletë

Jemi mësuar që policinë ta shohim vetëm në pozicionin e ndëshkuesit. Gjoba për ata që tejkalojnë shpejtësinë, gjoba për ata që nuk vendosin rripin, gjoba për ata që flasin në telefon, gjobat për ata që parkojnë keq etj. etj.

Por ndryshe ndodh këtë herë kur në kuadër të javës së sigurisë, Policia Rrugore ka lançuar “Lotarinë e Radarit”. Sot në autostradën Tiranë-Durrës, Policia Rrugore ka nisur lotarinë që do të përzgjedhë 20 drejtuesit më të mirë.

Nga terreni, duke prezantuar nismën. ai tha se do të zgjidhen drejtuesit model, që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe për ta do të ketë nga një policë sigurimi.

Kemi vendosur të zgjedhim drejtuesin model. Nga drejtuesit që respektojnë rregullat, do të zgjedhim më të mirët.

Shorteu do të hidhet live të premten dhe do të zgjidhen 20 drejtues mjetesh, për të cilët do të dhurohen 20 polica sigurimesh. Do të kemi nisma të tjera në kuadër të javës së sigurisë rrugore”, deklaroi Dervishi.

Similar Posts