LSI, uron gratë dhe vajzat me rastin e 8 Marsit

Lëvizja Socialiste për Integrim nëpërmjet N/Kryetares së LGI, Klajda Gjosha përcjell urimet për gratë dhe vajzat me rastin e 8 Marsit. “Dita Ndërkombëtare e Gruas është një ditë e madhe për të festuar, një arsye për t’u ndalur dhe për të analizuar, është një rikujtim, një inspirim, një moment për të nderuar të gjitha ato gra dhe vajza të cilat luftuan për të drejtat e tyre dhe sollën ndryshimin”, thuhet në deklaratën e LSI-së. Ndër të tjera, LSI beson se fuqizimi i zërit të gruas dhe roli i saj aktiv në shoqëri ndikojnë në zhvillimin e qendrueshëm të vendit, në ndërtimin e paqes dhe në anëtarësimin dhe integrimin e vendit në BE.

Comments are closed.