Nishani: Masat kundër krimit, prioritet i qeverisë

Ministri i Brendshëm Bujar Nishani raportoi sot në Komisionin e Sigurisë Kombëtare lidhur me “Luftën Kundër Krimit të Organizuar” në vend. Gjatë fjalës së tij, ministri ka nënvizuar se masat kundër krimit, janë prioritet i qeverisë dhe se vetëm në vitin 2011 janë goditur 48 grupe kriminale, ndërkohë që 216 persona janë proceduar penalisht.  Nishani nënvizoi si sukses së policisë evidentimin e 91 rasteve të trafikimit të qënieve njerëzore, ndërkohë që janë vënë në pranga të policisë 129 persona. Operacionet ndërkombëtare dhe lufta kundër narkotikëve sipas minsitrit kanë ndikuar në uljen e kriminalitetit. “Janë realizuar 29 operacione ndërkombëtare. Rritje me 22% të rasteve të sekuestrimit të narkotikëve. Është krijuar zyrë informacioni për monitorimin kundër drogës”, tha Nishani. Ministri theksoi se vlera e aseteve të sekuestruar nga krimi i organizuar arrin shifrën 1.8 mld lekë, ndërkohë që vetëm për 2011 janë shënuar 86 raste të pastrimit të parave. Socialistët kanë kundërshtuar deklaratat e ministrit Nishani për uljen e kriminalitetit në vend, duke theksuar se është rritur pasiguria tek njerëzit, ndërkohë që nuk është bërë asgjë për kapjen e kriminelëve.

Comments are closed.