Luis Enrique: Milani mund të mundet, por duhet një Romë perfekte

“Mund të fitojmë ndaj Milanit, por nevojitet një garë perfekte”. Kështu është shprehur Luis Enrique, duke shtuar se Roma ëndërron takimin në San Siro. Ditën e nesërme, skuadra do të vizitojë Milanin. “Gara e nesërme nuk do të ndryshojë sezonin tonë. Mund të fitojmë në Milano, por duhet të jemi 100% të përkushtuar, nevojitet një garë perfekte, dhe ne mund t’ia dalim”, shprehet trajneri në një konferencë për shtyp. Por gjithashtu, Luis Enrique nuk mohon se kuqeiznjtë janë superior në fushë. “Shpresoj të jetë një ndeshje argëtuese për lojtarët dhe për tifozët gjithashtu, por nuk e di nëse do të realizohen 5 gola. Përsëris, nëse nuk jemi 100% të përkushtuar është e vështirë të mundim Milanin. Ndërsa kundërshtarët tanë në fakt mund të fitojnë kundër kujtdo edhe pse nuk ndodhen në krye të listës”, shprehet ai. Roma do të zëvendësojë Francesco Tottin dhe Miralem Pjanic: “Totti është stërvitur me skuadrën për gjatë gjithë javës dhe është në gjendje të mirë edhe nëse nuk mund të jetë në maksimum”, vijon trajneri. Ndërsa në mbrojtje ka një problem. “Është normale që do të ketë probleme, e vetmja situatë për të cilën duhet të shqetësohemi vërtetë është ajo e Heinze, nuk e dimë nëse do të jetë në lojë”, nënvizon Enrique. Ai komenton edhe prezencën e Ibrahimoviç, ku deklaron se është tepër e vështirë të mposhtësh një lojtar si ai.

 

 

Comments are closed.