Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Shumë kohë më parë se të shfaqej në skenë Gaga, një zonjë italo-amerikane në skenat muzikore të botës po arrinte sukses të paparë, duke provokuar botën me imazhet e saj, fustanet tepër të ngushta e ndonjëherë edhe veshjet tepër ekstravagande por jo vetëm.

E gjithë vëmendje në atë kohë ishte e përqendruar tek Madonna Louise Veronica Ciçone, e cila arriti suksesin në një kohë të shkurtër dhe vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim edhe në ditët e sotme, pavarësisht se kanë kaluar shumë vite që nga koha kur ajo u shfaq për herë të parë në skenë.

Ishte viti 1983,  kur Madonna performoi në MTV dhe atëherë ishte mbretëresha e muzikës Pop dhe me kalimin e viteve vazhdon të jetë po e njëjta artiste, me shije të veçanta në veshje dhe në stilin e saj muzikor.

Sot, në 16 gusht Madonna mbush plot 54-vjeç dhe nëse të gjithë do të pyesnin për sekretin e saj rinor në fytyrë dhe në shpirt, përgjigja do të ishte vetëm një: Femra të tilla lindin shumë pak në botë.

 

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin