Madonna në mbrojtje të Adele: Të ruajë integritetin dhe forcën e brendshme

Një nga këngëtaret më të famshme të muzikës botërore, Madonna mbron kolegen e saj Adele, pas stilisti gjerman Karl Lagerfeld e quajti “të shëndoshë”. Sipas Madonnës këto deklarata janë skandaloze. Ndërkohë pak javë më parë Lagerfeld ishte shprehur se Adele ka një fytyrë ëngjëllore dhe një zë hyjnor, por është pak e shëndoshë. “Është e tmerrshme dhe qesharake në të njëjtën kohë. Nuk më pëlqejnë kritika të tilla. Adele është shumë e talentuar dhe nuk ka fare rëndësi pesha e saj”, është shprehur Madonna. Kur u pyet se çfarë këshille do i jepte Adeles, 53-vjeçarja deklaroi: “Dua t’i them që gjatë karrierës do të ketë ulje-ngritje, por është e rëndësishme që gjithmonë të ruajë integritetin dhe forcën e brendshme. Duhet të kesh pranë gjithmonë njerëz që të duan: familjen dhe miqtë e vërtetë. Ata janë më të rëndësishmit kur je një yll i botës së spektaklit”, përfundoi Madonna.

Comments are closed.