Madonna, “non grata” në Rusi

 

Madonna mund të ketë probleme me udhëtimet e saj të ardhshme në Rusi për shkak të mbështetjes publike që i ka bërë këngëtareve të grupit Pussy Riots. Diva e muzikës pop mbështeti protestat anti-Putin dhe ka folur në favor të të drejtave të homoseksualëve. Madonna ka dhënë dy koncerte në Rusi vitin e kaluar, por zyrtarët tani theksojnë se viza e saj nuk e lejonte të fitonte para nga vizitat në Rusi. Një zyrtar theksoi për ‘The Sun’ se Madonna “ka bërë aktivitet komercial të paligjshëm”. Organizatorët e koncerteve ku Madonna mbështeti Pussy Riots, mund të gjobiten me 15 mijë dollarë, ndërsa këngëtares 54-vjeçare mund t’i refuzohet viza për në Rusi.