Majko: Kriza në KQZ jo krizë teknike por politike

 

Deputeti Pandeli Majko bën fajtore Partinë Demokratike për krizën në KQZ, pasi sipas tij shkarkimi i anëtarit të LSI me kërkesë të mazhorancës nga ky komision solli situatën në të cilën ai ndodhet. Pas takimit me strukturat e partisë, Majko deklaroi se dorëheqja e dy anëtarëve të PS, erdhi si reagim ndaj veprimit të PD-së. Majko tha se kriza në KQZ jo krizë teknike por politike, ndaj për këtë arsye PS ka nisur punën për zgjedhjet dhe do mbrojë votën nga manipulimi.