
Makarona të dehura
Po po… mund t’i dehim edhe makaronat! Emrin makarona të dehura kjo pjatë e ka marrë për shkak të salcës aromatike me verë të kuqe.
Përbërësit:
- 1 pras
- 400 gr makarona
- 1 gotë verë e kuqe
- 50 gr djath pecorino ose kaçkavall
- 30 gr gjalp
- Kripë
- Piper
- Arrë moskat
- 1 lugë e vogël sheqer
Pregatitja:
E grijmë imët prasin dhe e kavërdisim bashkë me gjalpin në tigan. Më pas shtojmë verën sheqerin dhe arrën moskat dhe i lëmë për disa minuta në zjarr mesatar. Masën e pregatitur e hedhim në një mikser dhe aty shtojmë kripën dhe piperin dhe e grijmë deri sa të përftojmë një salcë homogjen. E hedhim sërisht salcën në tigan dhe shtojmë pak ujë nga zierja e makaronave. Shtojmë mbi të makaronat dhe djathin e grirë. Kjo pjatë mund të serviret me disa feta djathi dhe disa rrathë të hollë prasi.
Përgatiti: Romina Ziu
Read also
Here are 5 of the best chocolate brands in the world
Chocolate is a beloved treat enjoyed by people all over the world. There are countless brands and varieties of chocolate,...
Si te heqim hidherimin e ullinjve?
Ullinjtë janë një ushqim tipik mesdhetar dhe si i tillë nuk duhet të mungojë kurrë në tavolinat tona. Mbreti i...
Si pregatitet caji i boronices
Si përgatet çaji i boronicës së thatë në kushtet e shtëpisë Çaji boronicës së thatë është i pasur me antioksidantë,...
How to prepare blueberry tea
How to prepare dried cranberry tea at home Dried cranberry tea is rich in antioxidants, which not only reduce the...
Brusketa me ton dhe majonez
Brusketat janë një ide shumë e mirë për të shtuar larmishmërinë e darkës tuaj dhe për të impresionuar miqtë. Nëse...
Makarona me spinaq
Makarona me spinaq Ky variant i makaronave është tepër interesant për shkak të ngjyrës që ndryshon nga klasikja e makaronave...