Categories
Makina

Makinat elektrike gjermane sfidojnë Teslan

Rreth një dekadë më parë, Elon Musk themeloi Tesla me synimin për të përshpejtuar kalimin drejt makinave elektrike. Sot, kjo dëshirë e tij po kthehet në konkurrencë për prodhuesin amerikan të automjeteve.

Duke nisur me Jaguar I-Pace dhe më vonë gjatë vitit Audi e-tron, tashmë të gjithë prodhuesit e mëdhenj të makinave po nxjerrin nga një model sportiv dhe me stil të automjeteve elektrike, duke sfiduar Modelet S, X dhe 3 të Teslas.

Por, ndryshe nga Tesla, këto kompani kanë gati një shekull eksperiencë në linçimin e modeleve të reja çdo disa muaj dhe mund t’i shpërndajnë kostot e prodhimit në një portofol shumë më të gjerë, shkruan scan.tv. “Automjetet që kam parë janë më superiore se çdo gjë që ofron Tesla. Ata po kalojnë masivisht larg investimit në diesel drejt elektrifikimit, duke prodhuar si automjete vetëm elektrike, ashtu edhe hibride me elektricitet”, u shpreh drejtuesi i kompanisë amerikane të tregtimit të automjetve AutoNation, Mike Jackson, duke iu referuar prodhuesve gjermanë.

Konkurrenca nga Gjermania vjen në një moment të vështirë për Teslan, kur kompania ende nuk arrin të nxjerrë fitime dhe raportoi 1 miliardë dollarë shpenzime për tremujorin e parë të vitit. Teksa Musk është zotuar të zgjidhë problemin e linjave të prodhimit të kompanisë, kyçe për të filluar shitjen në masë, ai gjithashtu nuk u ka dhënë përgjigje analistëve në lidhje me çështjen.

Edhe pse fuoristrada I-Pace e anglezëve të Jaguar ka nisur shitjet që nga muaji i kaluar, sfida më e fortë për Tesla do të vijë nga Gjermania. Një mori me modelesh pa karburant po i drejtohen showroom-eve, që nga Volkswagen I.D. family, e orientuar drejt familjeve dhe tregut të gjerë, e deri tek Mercedes EQ C dhe Porsche Mission E, të cilat vijnë vitin e ardhshëm. Porsche madje rriti parashikimet, duke thënë se shitjet e makinave elektrike dhe atyre hibride me bateri do të zënë gjysmën e dërgesave të këtij prodhuesi deri në vitin 2025.

Megjithatë, Tesla pritet të mbetet një fuqi në tregun e automjeteve elektrike. Amerikanët janë këmbëngulës dhe nuk po tregojnë ndonjë shenjë të heqjes dorë. Ata janë nisur më herët në këtë treg dhe konkurrenca e re nuk e zhbën dot Teslan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *