Malaj e Haxhinasto apel për KQZ: Të rikthehet legjitimiteti

Deputeti soiclaist Arben Malaj dhe ai i LSI, Edmond Haxhinasto vlerësojnë domosdoshmëri rikthimin e  funsksionimit të KQZ, institucion që lidhet drejtpërdrejt me legjitimitetin e zgjedhjeve të 23 qershorit.  Në një takim me të rinjtë në Elbasan deputetët e dy partive të koalcionit të majtë flasin për situatën politike të krijuar pas dorëheqjers së anëtarëv të KQZ. “Kredibiliteti i zgjedhjeve është i rëndësishëm dhe të gjitha partitë politike besoj se do të gjejnë një zgjidhje. Ka të bëjë me procesin zgjedhor, ka të bëjë me kredibilitetin e qeverisë së ardhshme në sfidën e integrimit europian”- tha Malaj. “Ky moment kërkon një reflektim të thellë tëtë gjitha forcave politik ku duhet të dominojë jo nxitja për kontrollin, por për legjishmërinë”- tha Haxhinasto. Malaj e Haxhinasto ishin të ftuar në seminarin me temë “Kultura e Elites sone te ardhshme politike”, aktivitet i organizuar nga Keshilli Shqiptar i marredhenieve me Jashte ne bashkepunim me Fondacionin gjerman ” Friedrich Erbert”.