Malësi e Madhe, sekuestrohen 15 kg lëndë narkotike, kapet një person

Rreth 15 kg lëndë narkotike është sekuestruar në orët e para të mëngjesit të djeshëm nga policia kufitare e Shkodrës, ndërkohë që në pranga ka rënë një person. Policia e Shkodrës bëri të ditur se lënda narkotike është kapur në vendin e quajtur Hidrovori i Hotit, në territorin e rrethit Malësi e Madhe, rreth 500 metra larg kufirit me Malin e Zi. Sipas policisë, lënda narkotike synohej të kalohej për në Mal të Zi, ndërkohë që në vendngjarje është ndaluar një shtetas, Kristian Rakaj, person i dyshuar për transportin e mallit, ndërsa është shpallur në kërkim edhe një person tjetër, i quajtur Kastriot isufaj.