Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Një veprimtari intensive, e dukshme dhe e prekshme antishqiptare, me prapavijë të qartë politike, po zhvillohet orë pas ore në Republikën e Maqedonisë. Konkretisht janë përgatitur rreth 2000 letërnjoftime biometrike (Liçna Karta) për shtetasit shqiptarë me kombësi maqedone, kryesisht nga komuna e Liqenasit (Pustec), Korçë. Letërnjoftimet janë prodhur për tu vënë në dispozicion këtyre shtetasve për të marrë pjesë në votimet e zgjedhjeve lokale në Maqedoni, më datë 24.03.2013 dhe për të votuar në favor të kandidatëve maqedonë të VMRO – DPMNE, kryesisht në komunat me shumicë shqipëtare si në Kërçovë, Strugë, Resnjë dhe Shkup, ku kandidatët rivalë janë shtetas të etnisë maqedonase. Ky proces i fshehtë dhe i frikshëm, është ideuar dhe organizuar nga struktura të posaçme të ministrisë përkatëse, të lidhura ngushtësisht me VMRO–DPMNE, aktualisht, partia pushtetmbajtëse në Maqedoni. Shteti maqedonas po e degradon pozitën kushtetuese të shqiptarëve më Maqedoni, shtetas të kësaj Republike dhe banorë autoktonë në trojet e tyre. Po minohet hapur Marrëveshja e Ohrit e vitit 2001, e cila s’është gjë tjetër veçse kontratë shqiptaro-maqedonase për raportet e reja shoqëroro-politike dhe ndërtimin e shtetit mbi parimet ndërkombëtare të së drejtës, duke respektuar besimin fetar, etnitetin dhe përfaqësimin e tyre dinjitoz në të gjitha nivelet, përcaktuar kjo nga vota e lirë e këtyre banorëve. Dirigjenti i kësaj orkestre është kryeministri Nikolla Gruevski, i cili ka planifikuar në detaje edhe favoret që do përfitojnë këta shtetas që do shkojnë për të votuar nga shteti shqiptar në atë maqedonas, duke filluar me kartat e shëndetit, mjete financiare, mjetet e transportit, kohën dhe vëndin e dhënies së dokumentacionit të papërfunduar etj. Dhe kjo veprimtari kryhet në një kohë kur tensionet ndëretnike, provokuar nga vetë maqedonasit, janë në një shkallë të lartë, po kështu, në konditat e shkeljes së hapur të legjistacionit që rregullojnë procesin zgjedhor të këtij vëndi, siç janë:

– Shkelja e afateve proceduriale

– Mungesa e dokumentacionit të plotë identifikues

– Rregjistrime të popullsisë në vendqëndrime fiktive, duke pasqyruar 40 deri 45 banorë në një banesë të vetme, e duke përfunduar te aktet noteriale të pabazuara në ligj.

Më konkretisht, ligji për zgjedhjet lokale në Maqedoni sanksionon: kreu I, Dispozita themelore”, pika 5- e drejta të zgjedhë dhe të zgjidhet. Neni 6. Të drejtë për zgjedhje ka çdo shtetas i Republikës së Maqedonisë që ka mbushur 18 vjet moshë, është i aftë për punë dhe ka vendbanim të përhershëm në njësinë zgjedhore, komunën, (në rastin konkret në qytetin e Shkupit ku bëhet zgjedhja). Konfliktet ndëretnike dhe manipulimin e turmave drejt revoltave, në çdo shtet i përgatit personaliteti i keq i liderit drejtues dhe perceptimi i tij i gabuar për zhvillimet brenda vëndit, në rajon apo më gjerë. Kuptohet se cili ka qënë historikisht fundi i konflikteve dhe i vetë organizatorëve të tyre. Vlen t’i kujtojmë edhe njëherë Kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski, dhjetë pikat kyçe të marrëveshjes së sipërcituar, të detyrueshme për t’u zbatuar, të cilën e nënshkruan: Lupço Georgievski, Arbën Xhaferi, Branko Cërvenkovski, Imer Imeri si dhe kryetari i shtetit, Boris Trajkovski dhe ndërmjetësuesit euro-amerikanë, Leotard dhe Perdeë.

1. Parimet themelore;
2. Ndërprerja e armiqësive;
3. Zhvillimi i pushtetit të decentralizuar;
4. Mosdiskriminimi dhe përfaqësimi i drejtë;
5. Procedurat e posaçme kuvendore;
6. Arsimimi dhe përdorimi i gjuhëve;
7. Shprehja e identitetit;
8. Implementimi;
9. Anekset; dhe
10. Dispozitat përfundimtare.

Nga Sokol LUARASI

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *