Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Fluks regjistrimesh, mbi 3 mijë pjesëmarrës në maratonë

Për herë të parë në kryeqytet do të mbahet Maratona Ndërkombëtare. Ja rrugët, në të cilat do të lejohet qarkullimi i mjeteve ditën e diel

Ditën e diel, kryeqyteti pritet të shndërrohet në një pistë e vërtetë vrapimi. Kështu, për herë të parë Tirana do të zhvillojë një maratonë ndërkombëtare, e cila do të nisë në orët e para të mëngjesit dhe që në të pritet të marrin pjesë mbi 3000 njerëz, jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga shtetet fqinjë, madje dhe nga SHBA-të, Suedia, Kenia. Autoritetet e bashkisë, e cila është dhe organizatorja kryesore e saj e mbështetur dhe nga kompanitë private në vend, thonë se janë marrë të gjitha masat, ndërkohë që ju bëjnë thirrje qytetarëve të kufizojnë lëvizjet me makina dhe të marrin pjesë në maratonë. “Maratona e parë Ndërkombëtare e Tiranës do të bashkojë të dielën në orën 9.00, në sheshin “Skënderbej” mbi 3000 vrapues, nga të cilët 400 janë maratonistë nga Shqipëria dhe shtete të ndryshme të botës, si SHBA, Italia, Gjermania, Franca, Hungaria, Polania, Turqia, Suedia, Kosova, Rusia, Maqedonia, Kenia, Serbia etj. Maratona Ndërkombëtare do të startojë në orën 9.00, nga sheshi “Skënderbej”, për të vijuar në bulevardet dhe rrugët kryesore të Tiranës. Nga ora 7.30 e mëngjesit, deri në orën 14.00, qarkullimi i automjeteve në qytetin e Tiranës do të jetë i kufizuar”,- tha Anila Bisha, zëdhënëse në bashkinë e Tiranës.

Interes për regjistrim në garë

Ndërkohë, gjatë kësaj të premte është vënë re një interesim i madh qytetarëve në Tiranë, për të marrë pjesë në këtë maratonë. Pranë stendave të ngritura në sheshin “Skënderbej” ka pasur një dyndje njerëzish për t’u regjistruar. “Bashkia e Tiranës fton qytetarët të bëhen pjesë e këtij manifestimi të madh sportiv dhe kërkon mirëkuptimin e tyre, që gjatë orëve të maratonës të reduktojnë qarkullimin me makina. U bëjmë thirrje qytetarëve të Tiranës, të bëhen pjesë e kësaj ngjarje historike. Më 21 tetor, Tirana do të hyjë në historinë e qyteteve, me Maratonën e tyre Ndërkombëtare”,- tha Bisha.

 

 

 

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin