Mariah Carey, magjepsëse me fustanin e zi

Nga roli i nënës së devotshme, tashmë në një tjetër territor më të sigurt. Duket se Mariah Carey ka vendosur të rikthehet në skenën muzikore si divë e vërtetë. Dhe për këtë ka hedhur hapin e parë në shfaqjen e djeshme me fustanin e zi klasik në New York. Në fakt ka qenë një përzgjedhje tepër e sofistikuar dhe e veçantë, veshja me stil e Carey. 41 vjeçarja ka mbërritur në Gotham Hall, New York e shoqëruar nga bashkëshorti Nick Cannon, dhe ajo dukej spektakolare. Nëna e dy binjakëve u shfaq rrezatuese me fustanin e ngushtë e të gjatë, ndërkohë që në pjesën e poshtme fustani ishte me flutura dhe i fryrë. Edhe ngjyra e zezë i ka dhënë asaj elegancën e duhur. Por nuk ka harrur të lërë pas preferencën e saj për fluturat dhe një të tillë e ka vendosur në gisht në formën e unazës. Po ashtu këngëtarja mbante një palë vëthë tepër të mëdhenj dhe një byrzylyk, të cilët i jepnin një imazh të bukur fustanit të zi. Pavarësisht faktit se ishte mbrëmje, Mariah ka preferuar syzet e errëta të diellit.

Comments are closed.