Masakra e Teksasit ndodhi sepse autori u grind me vjehrrën

Të tjera detaje dalin në dritë nga masakra në një kishë të Teksasit ku humbën jetën 26 persoan dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Mes viktimave mësohet se janë 12 fëmijë. Sipas medieve amerikane nuk bëhet fjalë për një sulm të bazuar mbi urrejtje fetare apo raciste.

I pari që e konfirmoi këtë ishte Presidenti Donald Tramp që tha se “sulmi në Teksas ishte kryer nga një individ me probleme mendore” duke shtuar: “Kemi shumë me probleme në vendin tonë dhe kjo nuk është një çështje e armëve”. Autoritetet policore kanë sqaruar se ngjarja nuk lidhet me çështje racore apo fetare.

“Autori kishte probleme familjare. 26-vjeçari Devin Patrick Kelley, një ish-ushtarak kishte pasur kohët e fundit një konflikt me vjehrrën e tij të cilës i kishte dërguar edhe disa SMS kërcënuese”. Edhe në të kaluarën e tij janë regjistruar disa akte të dhunshme ndaj gruas dhe djalit të tij. Burimet thonë se familja e bashkëshortes së tij frekuentonte kishën ku ndodhi masakra.

Similar Posts