Masakra në shkollën e hebrejve në Francë. Shfaqet pista e neonazistëve..

Një burrë ka hapur zjarr në shkollën hebraike Ozar Hatorah, në Tuluz të  Francës. Të paktën katër persona, tre nga të cilët janë fëmijë, kanë vdekur në këtë atentat. Mes viktimave edhe një profesor fetar, Jonathan Sandler, 30 vjeç, franko-izraelit, resident në Jeruzalem dhe dy fëmijët e tij Arieh (6 vjeç) dhe Gabriel (3). Viktima tjetër është një fëmijë, vajzë, me emrin Miriam, rreth 8 vjeçare, vajza e drejtorit të këtij instituti shkollor. Një adoleshent 17 vjeçar është plagosur shumë rëndë dhe po lufton me jetën në  spitalin e Tuluzës. Atentati ka ndodhur mëngjesin e sotëm kur një turmë prej 200 fëmijësh dhe familjarësh të tyre ndodheshin në oborrin e shkollës. Sipas prokurorëve në fillim atentatori u ka qëlluar të gjithë atyre që gjeti përpara dhe më pas ka ndjekur disa fëmijë deri në ambjentet e brendshme të shkollës. Më pas ai ka ikur me një scooter Yamaha T-Max. Municionet e përdorura janë të të njëjtit kalibër si ato të përdorura në vrasjen e një jave më parë të tre ushtarakëve. Pra sipas policisë bëhet fjalë për të njëjtin atentator, që ka shumë mundësi të jetë pjesë e “shoqërive të fshehta” neonaziste.

Comments are closed.